Albspirit

Media/News/Publishing

Londër: Mijëra protestuan kundër daljes nga BE-ja


Pamje nga protestat e sotme në Londër për mbetje në Bashkimin Evropian

Mijëra vetë sot kanë dalur në rrugët e Londrës për të protestuar kundër referendumit aktual, në të cilin u vendos për dalje të Britanisë nga Bashkimi Evropian.

Disa nga demonstruesit në këtë “Marsh për Evropën”, që ishte organizuar nëpërmjet mediave sociale, kanë mbajtur mbishkrime në të cilat thuhej “Ne e duam BE-në” dhe “Bremain” (Britania mbetet).

Shumë prej protestuesve thonë se presin që ligjvënësit ta bllokojnë çfarëdo lëvizjeje për largim nga BE-ja me 28 anëtarë.

Për largim të Britanisë nga BE-ja kanë votuar 51.9% e pjesëmarrësve në referendumin e mbajtur m 23 qershor.

Keiran MacDermott, nga këshilli organzativ i protestës, tha se pjesëmarrësit shpresojnë se do ta ndalin qeverinë nga lansimi i procesit për largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian.

Shumë të rinjë ishin të zhgënjyer me rezultatin e referendumit.

Në Londër, 60% kanë votuar për mbetje të Britanisë në BE.

Please follow and like us: