Albspirit

Media/News/Publishing

Maqedonia nuk do të marrë pjesë në samitin e Varshavës

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov nuk do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Varshavë për shkak të injorimit të zhvillimeve dhe sfidave të sigurisë në rajon.

 

Maqedonia nuk do të marrë pjesë në samitin e Varshavës

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov nuk do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Varshavë për shkak të injorimit të së drejtës ndërkombëtare, të vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, të aspekteve gjeopolitike dhe të sfidave të sigurisë në rajon.

”Përderisa nuk merren parasysh këto fakte, presidenti Ivanov nuk do të marrë pjesë në samitin e NATO-s, ndërsa Republika e Maqedonisë do të prezantohet në nivel të ministrave të Mbrojtjes dhe të Punëve të Jashtme, praktikë e vendosur nga samiti në Kardif në vitin 2014”, thonë nga kabineti i presidentit maqedonas.

“Presidenti Ivanov që para samitit të NATO-s në Kardif, në vitin 2014, mori vendimin për të mos marrë pjesë në një samit ku nuk do të respektohen angazhimet e Republikës së Maqedonisë dhe ku do të vazhdojë injorimi i të drejtës ndërkombëtare, aktvendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, aspektet gjeopolitike dhe sfidat e sigurisë në rajon”, shtojnë burimet.

Presidenti Ivanov ka qenë në samitin e Lisbonës në vitin 2010 dhe në atë të Çikagos në vitin 2012.

Please follow and like us: