Pendohen 5% e mbështetësve të Brexit
Sipas një sondazhi të kompanisë ”Ipsos Mori të paktën pesë për qind e atyre që votuan për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, tashmë kanë ndryshuar mendje.
Të paktën pesë për qind e atyre që votuan për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, tashmë kanë ndryshuar mendje, doli sot nga një sondazh i kompanisë ”Ipsos Mori”, i cituar nga BBC-ja.
Përqindja e atyre që kërkonin që vendi i tyre të qëndronte në union, por që mund të bënin një zgjedhje të kundërt në rast mundësie është ulur në dy.
Ndërkohë, 42 për qind e të pyeturve, përfshirë 18 për qind pro-Brexit, këmbëngul që Britania e Madhe duhet të vazhdojë të presë qytetarë evropianë në këmbim të tregut unik.
Për 38 për qind dalja nga tregu unik është një çmim që ia vlen për të zvogëluar kështu numrin e migrantëve në vend.
Please follow and like us: