Albspirit

Media/News/Publishing

Përplasen ministrat e PS-së dhe LSI-së në mbledhjen e qeverisë

 

Fondi për rrugët konsiderohet i vogël nga ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto. Ky ishte shkaku që të mërkurën e kaluar në mbledhjen e qeverisë pati një debat të fortë mes Haxhinastos dhe ministrit të Financave, Arben Ahmetaj. Në mbledhje ishte i pranishëm dhe kryeministri Edi Rama, që nuk ka ngurruar të përfshihet në debatin Haxhinasto-Ahmetaj, duke e ashpërsuar dhe jo zbutur situatën mes tyre, informon Balkanweb.

Debati nisi mbi fondet e qeverisë për infrastrukturën. Mësohet se qeveria nga 22 miliardë lekë të fituara nga privatizimi i INSIG, vetëm 1 miliard do jepet për infrastrukturën, pjesa tjetër do shkojë për ndërtim fasadash dhe rikonstruksion Ministrish.

Të njëjtat burime konfirmuan se Ministri Haxhinasto ka debatuar me tone të larta për faktin se fondi i dhënë ishte i vogël dhe me destinacion të përcaktuar. Ky fond ishte vetëm për segmentin e Unazës së Madhe në Tiranë, loti Komuna e Parisit-Pallati me shigjeta.

Debati ka qenë i forte dhe gati ka degraduar në fyerje dhe sharje. Rama ndërhyu duke u shprehur se nuk do të ndryshojë alokimin e fondeve. Kreu i qeverise i ka theksuar Haxhinastos se aq ishte fondi që do jepej për rrugët dhe kjo nuk diskutohej më tej. Debati vijoi disa sekonda më pas mes Ahmetaj, Haxhinasto e Ramës, duke u mbyllur me rezultat, asnjë lek të shtuar në fondin për infrastrukturën.

Please follow and like us: