Putin sugjeron kundërshtim ndaj anëtarësimit të Finlandës në NATO
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka indikuar se Rusia do t’i lëvizte trupat kah kufiri i vet me Finlandën, nëse ky vend nordik bëhet anëtar i NATO-s. Prej shkatërrimit të Bashkimit Sovjetik, Rusia është e zemëruar me zgjerimin lindor të NATO-s. “Forcat finlandeze më nuk do të jenë të pavarura dhe nuk do të kenë sovranitet të plotë”, tha Putin, pas takimit të djeshëm në Finlandë, me presidentin e këtij vendi, Sauli Niisto, dhe ka shtruar pyetjen se “a besoni se ne do të vazhdojmë si përpara, duke i mbajtur trupat tona 1,500 kilometra larg”. Finlanda ka thënë se do të vazhdoj të marrë pjesë në ushtrimet e NATO-s dhe do të vendos vetë se a do të bëhet anëtare e NATO-s apo jo.
Please follow and like us: