Saimir Pirgu, ‘tenori i Shqipërisë’, që magjepsi botën e operës
Saimir Pirgu, tenori i Shqipërisë; ky është kryetitulli që i ka dedikuar revista prestigjioze spanjolle për operën, Opera Actual, tenorit shqiptar.
Pirgu do të jetë ylli i faqes së parë të revistës ndërkombëtare të operës për muajin korrik-gusht 2016.
Kjo revistë i ka kushtuar tenorit shqiptar me famë botërore një artikull të plotë, qysh nga fillimet e tij në skenën e Barcelonës e deri në kthimin e tij në ditët e sotme.
“Në mars të vitit 2012, tenori shqiptar Saimir Pirgu debutoi për publikun e Gran Teatre del Liceu në Barcelonë, në një Bohemë të paharrueshme. Pasi ka kënduar në gjysmë të botës, në korrik u rikthye në skenën tonë. Tani është shumë më i pjekur, por gjithmonë mbart një freski skenike që të magjeps”, shkruan revista prestigjioze për Saimir Pirgun.
Pirgu ka publikuar këtë vit albumin e tij të fundit si solist, të titulluar “Il mio canto libero”.
Please follow and like us: