Albspirit

Media/News/Publishing

Serbi – 5 të vrarë në një sulm me armë në një bar-kafe

Pesë të vrarë dhe të paktën 20 të plagosur është bilanci i një sulmi me armë zjarri që ka ndodhur në një bar-kafe, në një qytezë 50 km në veri të Beogradit.

 

Serbi – 5 të vrarë në një sulm me armë në një bar-kafe

Ngjarja ka ndodhur pa mesnatës në Zhitishte 50 km larg kryeqytetit të vendit, Beograd.

Agresori kur e pa gruan me një grup shoqesh e shokësh në fillim shkoi në shtëpi dhe u kthye me armë në dorë.

Personi i armatosur pasi vrau bashkëshorten dhe një femër tjetër nisi të hapë zjarr kuturu përreth e qark. duke vazhduar të qëllojë edhe personat që gjendeshin aty”, thuhet në një deklaratë të policisë.

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviç tha se klientët e tjerë që gjendeshin në bar-kafearritën t’ia marrin armën nga dora agresorit që tentoi të largohej nga vendi i ngjarjes.

Ekipet më të afërta të policisë mbërritën në vendin e ngjarjes dhe i vendosën prangat agresorit.

Mendohet se arsyeja e incidentit ka qenë xhelozia.

Please follow and like us: