ShBA-ja njofton vrasjen e 2 drejtuesve ushtarakë të DAESH
Në një njoftim të bërë sot për mediat zëdhënësi i Pentagonit, Peter Cook tha se pas një sulmi të koalicionit ndërkombëtar në Mosul janë vrarë dy drejtues të lartë të DAESH-it në Irak.
02.07.2016 ~ 02.07.2016
Dy drejtues të lartë ushtarakë të organizatës terroriste DAESH u vranë pas një sulmi të koalicionit të drejtuar nga SHBA-ja pranë Mosulit, një zonë strategjike e militantëve në veri të Irakut, njoftoi sot zëdhënësi i Pentagonit, Peter Cook.
Pas një sulmi ajror të ndërmarrë më 25 qershor mbeti i vrarë Basim Muhamed Sulltan al-Bajari, zëvendësministër i Luftës së DAESH-it dhe Hatim Talib al-Hamduni, një komandant ushtarak në Mosul”, njoftoi Cook në një deklaratë.
Please follow and like us: