Albspirit

Media/News/Publishing

Si t’ju shfaqen më shpesh lajmet e faqes që pëlqeni në “Facebook”


“Facebook” njoftoi të mërkurën se do të caktojë disa politika të reja në lidhje me shfaqjen e lajmeve apo informacioneve në faqen kryesore. Rrjeti social do t’u japë përparësi shokëve apo familjarëve tuaj, duke bërë që postimet e tyre të dalin më shpesh te “News feed”.

Vendimi u mor për të lehtësuar shqetësimet e komunitetit mbi mungesën e përditësimeve të rëndësishme nga miqtë e tyre. Por ka ende një pjesë e rëndësishme e 1.65 miliardë anëtarëve të “Facebook”-ut që e përdorin rrjetin social kryesisht si një burim informacioni, në vend që të bisedojnë apo të njihen me përdorues të tjerë.

Nëse ju jeni një nga ata persona, këtu keni një udhëzues se si lajmet nga faqet e pëlqyera, t’ju dalin më shpesh në “Facebook”-un tuaj.

Hapi i parë është që të shkoni të faqja që e keni bërë “Like” dhe të klikoni te ky opsion. Më pas klikoni mbi “See first”. Ky opsion i jep përparësi faqes dhe bën që të mos humbisni asnjë nga lajmet e saj.

Please follow and like us: