Albspirit

Media/News/Publishing

Socialistët e Shqipërisë dhe minoritarët, dy popuj miq

Populli socialist dhe populli minoritar grek në Shqipëri janë dy pouj miq. Këtë e thotë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në kongresin e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. “Motra dhe vëllezër minoritarë, i dashur Vangjel, i dashur dhe i paharruar Solis. Pavarësisht momenteve të caktuara, koniunkturave që na kanë parë herë më afër herë më larg, në fakt ne kemi qenë përherë pranë. Historikisht për PS minoriteti ka qenë i afërt. PS ka të drejtë të krenohet për të gjithë solidaritetin që ka treguar në 25 vjet me popullin e minoritetit. Ka gjëra që duhen bërë më mirë, sfida, probleme, por e vërteta është që një fill i gjatë i pandërprerë miqësie e lidh PS me minoritetin. Kjo nuk është ndikuar nga pozicionet e ndryshme që ka zgjedhur në vite PBDNJ-ja. Më lidh një miqësi personale me kreun e PBDNJ-së, nuk kemi distancë diplomatike dhe kjo është një gjë e mirë”, tha Rama. Ai ka prekur edhe çështjen e pronave që sipas tij nuk gjen zgjidhje për shkak të sistemit të drejtësisë.
Deri më sot kishim lexuar se shqiptarët dhe grekët janë “Dy popuj miq”, por kryeministri ka preferuar ta trashëgojë këtë miqësi te anëtarët e partisë që drejton.

ADD NEW COMMENT

Please follow and like us: