Surprizë në Uimbëlldon, Gjoka eleminohet nga Querrey
Novak Gjoka është surpriza e madhe e raundit të tretë të turneut Grand Slam të Uimbëlldonit. Tenisti u befasua nga amerikani Sam Querrey teksa u thye në 4 sete duke i thënë lamtumirën turneut londinez.
Ndeshja nisi ditën e premte për të përfunduar këtë të shtunë, pasi u shty për shkak të reshjeve të shiut që pushtuan Londrën. Amerikani i kishte fituar dy setet e para 7-6 dhe 6-1 përpara se sfida të ndërpritej. U mendua se nga kjo kohë pushimi do të përfitonte Gjoka, i cili arriti të shkurtojë diferencën në 2-1 teksa fitoi setin e tretë 6-3. Por edhe në këtë ditë kjo sfidë u ndërpre disa herë për shkak të shiut, gjë që mesa duket ndikoi edhe në lojën e Gjokes që e humbi edhe setin e katërt 7-6 dhe krejt ndeshjen 3-1, duke i dhënë fund edhe ëndrrës për të fituar të 4 turnetë Grand Slam brenda vitit kalendarik.