Xheki Lamaj, shqiptarja që po bën emër në “Discovery Channel”
Duke u futur në botën e madhe të suksesit të Televizionit Discovery Channel, shikojmë edhe suksesin e një shqiptare në Amerikë, e cila, është bërë një emër suksesi – protagoniste e kësaj bote të mahnitshme në ekranin magjik të televizorit, në të gjithë botën.
Ajo është pjesë e Discovery Channel, i cili është në botë, televizioni numër 1 në realizmin e programeve televizive “pay-TV”, duke arritur deri në rreth 3 miliardë abonentë kumulativë, në më shumë se 220 vende dhe territore, nga mbarë bota, shkruan “Bota Sot”.
Ndërkohë, që për gazetën tonë, duket sikur edhe ne jemi bërë pjesë e një zbulimi të këtij gjigandi televizivë duke “kërkuar” brenda kuintave të këtij televizioni, i cili është i përhapur në të gjithë botën – dhe që quhet Discovery Channel.
Dhe, kjo ka të bëjë me emrin e asaj që thotë se jam gjysmë shqiptare dhe gjysmë, hebraike, e cila është bërë pjesë e stafit në Discovery Channel prej nga viti 2013 si një Menaxhere e Lartë Publiciteti – Senior Publicity Manager dhe quhet (Jackie) Xheki Lamaj.
Ajo, pohon se është krenare për origjinën, ngase babai i saj, është shqiptar, nga Tropoja, dhe vetë është shumë krenare për trashëgiminë si shqiptare-hebre.
“Nëna ime, thotë Xheki, është një qytetare amerikane brezi i dytë amerikano hebre. Unë vetë e identifikojë veten time, gjithmonë me identitetin si një Shqiptaro – hebre, e cila e mbanë ndezur interesin për origjinën ! Andaj unë jam shumë krenare të them, se unë jam shqiptare, por që unë jam shumë e lidhur edhe me rrënjët e mia hebraike”.
Çfarë dini tani për Shqipërin, Kosovën dhe shqiptarët?
Ajo thotë se :” Shqipëria dhe Kosova janë me një kulturë të lashtë shumë të pasur dhe shumë të bukur. Ata kanë historinë e tyre interesante dhe janë një popull trim dhe të zgjuar. Unë jam krenare të tregojë se shqiptarët kan tradita të bukura, sidomos ato familjare”
Më parë se ajo nisi të flasë për punën e saj në Discovery Channel, tregon shkurtimisht edhe për atë se si ka mësuar për lidhjet e Hebrenjëve dhe Shqiptarëve, ngaqë edhe origjina e saj është e tillë.
Dhe, nisë e shpjegonë :“Unë kam qenë e magjepsur, kur kam dëgjuar se si shqiptarët mbrojtën hebrejtë gjatë Holokaustit – Luftës së Dytë Botërore, prej kohës së Mbretit Zogu i Parë. Mbasi, kjo është një histori, që jo shumë njerëz e dinë, se cila ka qenë një lidhje, e fortë e zbuluar vetëm nga dokumentat e këtyre 25 vjetëve të fundit,(për shkak të izolimit total të Shqipërisë, gjatë regjimit komunist të Enver Hoxhës).”
“Por, vazhdon, ajo, unë jam e nderuar që të jemë pjesë e të të dy kulturave dhe jam e përkushtuar në punën dhe, në profesionin tim, për krijimin e një programi me përmbajtje dhe me cilësi të lartë jo-fiction – por reale, që argëton dhe informon abonentët kumulativë të saj , që janë në të gjithë botën, me të gjitha çudit e saj, diversitetin dhe kuriozitetin për t’a parë botën”.
Xheki Lamaj, tani është e para shqiptare e cila pjesë e Rrjetit Televizivë Discovery Channel, e i shpërndarë në “pay TV” simbas statistikave në 100.8 milionë shtëpive në SHBA, dhe mund të shihet në 220 vende dhe territore, në mbarë botën. Duke, u ofruar të gjithë teleshikuesve një përzierje emisonesh, e programe të kinematografisë live, dhe ato televizive, me rëndësi dhe vlera të prodhimit të lartë, nëpër zhanret të cilat trajtojnë, ata : përfshirë ato të shkencës dhe teknologjisë, eksplorimit, aventurës, historinë në thellësi të saj, prapa-skena glimpses të njerëzve, vendeve dhe organizatave, që i japin formë dhe e ndajnë botën tonë.
Mirëpo, e pyesim atë se çfarë e tërhoqi të përfshihet edhe Xheki në këto programe jo- fiction, dhe programet të tjera me Discovery Channel?
Xheki Lamaj, thotë se “Programet e Discovery Channel, janë shumë interesante, edukativë, arsimorë dhe të guximshme e frymëzues. Unë isha kërkuese për të punuar, diku pra në një televizion amerikan që ishte në ballë të krijimit të ndryshimeve në Botë, me teknologjinë më bashkëkohore, me imazhet e bukura e reale, çdo gjë live – e gjallë, dhe me ekspertët kryesor në fushat e tyre”.
A ishte e vështirë për ju?
Jo, aspak! kur ke të punosh me njerëz mjaft profesional, të përkushtuar dhe një përvojë të madhe në këtë fushë. Puna ime është që të rrisë ndërgjegjësimin rreth programeve tona nëpërmjet mediave (psh Good Morning America, Ellen, revista People, gazeta New York Times, etj).
Gjatë caktimit tuaj në ndonjë emison live a keni hasë në ndonjëherë në ndonjë rrezik? të llojit me peshkaqenë, luanë, tigra, apo fenomene të ashpra të natyrës, pra fatkeqësi natyrore!
Jo! Mbasi ne në çdo realizim televizivë, kemi një staf, i cili i merrë të gjitha masat para se të nisim realizimin e një programi live në terren, oqean, apo xhungël, shkretëtirë, apo artik, pra nga çdo pjesë e rruzullit, tokësorë, për të siguruar që të gjithë ne si ekipi realizues të jemi sa më të sigurt. Një rast mund të tregojë kur “Unë shkova në Belize, për të realizuar një program të quajtur “Naked and Afraid” me kërcënimin e një gjitari Panthers, por stafi që ishte me ne kishte bërë gjithëçka për të na garantuar sigurinë tonë. Kështu, që gjithëçka shkoi më së mirë”.
Ekipi juaj ka filluar emisionin më interesantë Javën e Peshkaqenit për kanalin Discovery Channel- na flisini diçka rreth këtij emisioni ?
Week Shark, është emisioni televizivë live – i gjallë dhe nga më të priturit nga teleshikuesit në të gjithë botën. Ky emision trasmetohet gjatë verës, në Discovery Channel nga e diel, 26 qershorit deri të dielën, 3 korrik, dhe e ka këtë vit 28 vjetorin e tij, mbasi ai ka filluar në vitin 1988. Ky vit ka të gjitha të rejat dhe, risitë e tij, ku për herë të parë, do të jenë disa historitë me peshkaqen, duke ofruar një përvojë immersive virtuale dhe realitet e botës nën ujore të thellsive tej oqeanike.
Çfarë keni mësuar nga puna juaj me kanalin e televiizivë Discovery Channel?
Kam mësuar shumë gjëra ! Kam mësuar se planeti ynë është më i bukuri dhe më i mahnitshëm – ka një pafundësi me krijesa duke filluar nga oqeani e deri tek malet madhështore dhe më të larta – Unë kam punuar në Shark Week me programin Acerca Everest një botë natyrale dhe e mahnitshme. Është, shumë e rëndësishme që ne të gjithë krenohemi me gjithësinë, dhe të tregojmë live – gjallë, se sa e bukur dhe interesante është bota rreth e rrotull të gjithë njerëzimit.
Së fundi: A keni ndonjë dëshirë për të eksploruar atë që ne shqiptarët e quajmë vendin më të bukur në botë, Shqipërinë dhe Kosovën: pra Malet e fushat, florën dhe faunën, të tilla si peizazhet dhe brigjet e Shqipërisë. A mendoni që kanali Discovery Channel do të ketë një ditë edhe ndonjë interes për të treguar diçka edhe Shqipërinë dhe Kosovën, viset shqiptare?
Unë, personalisht dëshirojë shumë për të eksploruar Shqipërinë dhe Ballkanin – Mbasi kamë dëgjuar shumë dhe lexuar për, natyrën e virgjër shqiptare, alpet dhe plazhet e bukura dhe tërheqse të Shqipërisë! Unë dëshirojë për të shkuar me familjen, time, dhe, të mësojë më shumë për historinë tonë dhe popullin shqiptarë. Por, për një emision të tillë nuk varet nga unë, gjithësesi le tja lëmë të ardhmes….së saj. Ju faleminderit shumë!