Albspirit

Media/News/Publishing

Car Lazarit me kohë ia ka ngritur përmendoren historiografia shqiptare

Tashmë statuja gjigante e Car Lazarit me dorën ngritur lart në drejtim të Fushë-Kosovës u vendos në sheshin kryesor të Mitrovicës veriore.

Sapo u hap lajmi se në Mitrovicën e veriut, serbët duan ta ndërtojnë përmendoren e Car Lazarit shqiptarët thuajse u zgjuan papritmas për t’u përballur me makthin e radhës.

Madje u investigua dhe u përfolën me të drejtë edhe punëtorët apo makinat e një firme shqiptare, që po i jepnin një dorë Carit të lartësohet në mes të Mitrovicës. Reagimet qenë mjaft të drejta duke e parë këtë si një provokim dhe si një sulm ndaj shqiptarëve, shkruan sot në Koha Ditore, Ardian Muhaj.

Mirëpo nuk duhet harruar kurrsesi se Car Lazarit me kohë ia ka ngritur përmendoren historiografia shqiptare. Serbët thjesht po i ngrenë shtatoren apo bustin. Aq më tepër që përmendoren carit serb historiografia shqiptare ia ka ngritur jo thjesht në një shesh në veri të Ibrit, por bash në zemrën e ndërgjegjes dhe kujtesës sonë kolektive.

Please follow and like us: