Albspirit

Media/News/Publishing

Facebook kufizon trafikun e publikuesve në favor të përmbajtjeve individuale

BN-OR853_2906fa_M_20160629020828Lajme të këqija për publikuesit sepse audienca e tyre në Facebook pritet të shënojë rënie. Facebook por ndryshon alegoritmin e furnizuesit të lajmeve njohur ndryshe edhe si News Feed për tu dhënë prioritet postimeve të individëve si miqtë dhe familja.

Kjo do të thotë se do të shikoni më shumë përmbajtje nga kolegët apo të afërmit tuaj. Por të shikuarit të më shumë postimeve nga individët do të thotë më pak përmbajtje nga publikuesit si BuzzFeed apo New York Time të cilët mbështeten fuqimisht në audiencën masive të Facebook për të gjeneruar trafik dhe të ardhura nga reklamat.

Edhe pse dihet sesa trafik do të humbasin publikuesit, çdo rënie e saj duhet të shkaktojë pank mes tyre. Adam Mosseri i cili menaxhon ekipin përgjegjës për furnizuesin e lajmeve, konfirmoi se publikuesit do të vënë re ndryshime pothuajse të papëfillshme.

Me fjalë të tjera, publikuesit të cilët fitojnë trafik nga shpërndarja e përmbajtjeve të tyre nga përdoruesit, nuk do të vënë re ndonjë diferencë të madhe.

“Është e rëndësishme për njerëzit të kuptojnë se janë një grup individësh të cilët përcaktojnë përmbajtjet që shfaqen në furnizuesin e lajmeve dhe nuk realizohet nga një palë e tre në mënyrë të pavarur,” tha Mosseri.

Kjo do të thotë se përdoruesit janë direkt të përfshirë në përzgjedhjen apo dhënien prioritet të përmbajtjeve të furnizuesin e lajmeve. Ai tha se Facebook dëshiron tu shfaqë përdoruesve përmbajtje që realisht u interesojnë.

Sipas tij, Facebook kishte kuptuar se përmbajtjet e publikuara nga miqtë po “mbyteshin” nga ato të publikuesve. Ky ndryshim vjen vetëm pak ditë pasi Facebook publikoi vlerat e furnizuesit të lajmeve, një udhëzues i cili justifikon ndryshime në alegoritmin e rrjetit social. Në krye të këtyre vlerave qëndronte motoja “Familja dhe Miqtë vinë të parët.” (PCWorld Albanian)

Please follow and like us: