Albspirit

Media/News/Publishing

Fotografi që parashikon të ardhmen e qyteteve

Studenti i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike nuk ishte nisur që të ndërronte profesionin që tashmë dita-ditës po merrte formë brenda tij.

S’ia kishte marrë mendja që do të vinte koha kur do ta braktiste punën e inxhinierit edhe pse diplomoi, shkruan sot “Koha Ditore”. Në një punëtori të organizuar në Zagreb më 1975, nga fotografët amerikanë Mary Ellen Mark, Michael Oneil e Jerry Uelsmann, Luka Mjeda (1952), do të shkonte për qejf. Por gjatë atyre ditëve kishte nisur t’i hynte në mendje profesioni i fotografit.

E më vonë do të vinte në gjendje që ta peshonte dashurinë midis të qenit inxhinier i mekanikës apo të bëhet fotograf.

“Jam dashuruar në fotografi aq shumë saqë me të gjitha paratë që kam fituar e kam blerë aparatin e parë ‘Canon F1’ dhe më 1975 kam nisur të fotografoj”, thotë artisti me prejardhje nga Kosova i lindur në Zagreb të Kroacisë..

Please follow and like us: