Albspirit

Media/News/Publishing

Mediat britanike: Hyrja e Shqipërisë në BE thellon gropën financiare. Vend i zhytur në borxhe!

Mediat britanike e vënë sërish në fokus Shqipërinë përsa i përket të ardhmes së Bashkimit Europian pa daljes së Britanisë së Madhe nga unioni. Express.co.uk, referuar parashikimeve të ekspertëve të ekonomisë, shkruan se e ardhmja financiare e BE është në dyshim për shkak të gropës që po lë Britania e Madhe, si një ndër kontribuuesit kryesorë dhe si pasojë e planeve të BE për të anëtarësuar vende të zhytur në borxhe, si Shqipëria, ku varfëria është e shpërndarë kudo dhe ku njerëzit mendojnë vetëm të largohen.

“E ardhmja financiare e Evropës është vënë në dyshim dhe “shefat” e Europës po përpiqen të mbushin gropën prej disa bilion paund që la dalja e Britanisë së Madhe. Gjithsesi, siç e do tradita e Bashkimit Europian, ndërsa bëhen përpjekje për të mbyllur një problem , menjëherë hapet një tjetër.

Kombe jashtë zonës Euro, po mbajnë frymën, në pritje të lajmit se si do ta mbushë Bashkimi Europian gropën prej 15% në buxhet deri në 2010.

Në këtë situatë, bosët e Brukselit po shtrojnë tapetin e kuq për vende të zhytura në borxhe, si Shqipëria.

Ekonomistët dhe mbështetësit e fushatës për daljen e Britanisë nga BE kanë paralajmëruar për pasojat financiare që mund të ketë në Evropë, nëse i hapen dyert vendeve në krizë financiare. Por BE vazhdon me bisedimet dhe Shqipëria mund të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian afërsisht në vitin 2020”, thuhet në artikull.

Express.co.uk vizitoi Shqipërinë para referendumit në Britani, aty ku shqiptarët shprehen se mezi presin t’i bashkohen BE-së, në mënyrë që vendi i tyre të dalë nga spiralja e borxheve ku është futur.

Shqiptarët flasin për dëshirën që të shkojnë në vende të Evropës, në veçanti në Britani, pasi të anëtarësohen plotësisht në BE. Ndërsa vendi, në mënyrë të padiskutueshme po bën përmirësime, varfëria është e shpërndarë kudo. Në rrugët kryesore të Tiranës, të moshuarit e sigurojnë jetën duke shitur këpucët e tyre, ose peceta dhe cigare nga kutitë e vendosura në rrugë.

Ndërsa të moshuarit përpiqen të nxjerrin para, qyteti është i mbushur nga lypës.

Afërsisht janë 2.500 romë që jetojnë në rrugët e Shqipërisë. Në veri të Tiranës, familjet kanë braktisur fëmijët dhe janë larguar drejt Evropës në kërkim të parave- në shtëpi thonë se nuk ka punë.

Altin Goga, 36 vjeç, ka një kafe të vogël dhe një ushqimore në një qytezë jashtë Tiranës.

Ai tha për Express.co.uk: “Situata nuk është e mirë. Është dëshpëruese. Njerëzit blejnë vetëm produktet themelore. Sheqer dhe kafe. Shumë pak blejnë fruta dhe perime. Njerëzi po plaken, nëse e vini re. Të rinjtë duan të ikin nga ky vend. Mendojnë se gjërat janë më mirë jashtë vendit dhe mezi presin të largohen. Nuk është e lehtë të kesh një mirëqenie dhe të bësh një jetë të ndershme në këtë vend”.

Pagat janë të ulëta në krahasim me pjesën tjetër të Europës, ndërsa nafta ka thuajse të njëjtin çmimi në Angli, thuajse një paund.

Pavarësisht varfërisë, në vitin 2014, borxhi publik për ish -vendin komunist ishte 9.530 milionë dollarë dhe në vend që të ulej, u rrit edhe me 535 milionë dollarë nga viti i kaluar. Shuma tregon se borxhi ka arritur në 71.7% të PBB të Shqipërisë. Nga viti 2004 është rritur me 20%.

Please follow and like us: