Ministri gjerman: Nuk është koha për integrim më të thellë në BE
Ministri i financave i Gjeranisë, Wolfgang Schaeuble, thotë se Bashkimi Evropian duhet të mendoj nëse ka kuptim të bëhet integrim më i thellë i shteteve anëtare, duke pasur parasysh votimin në Britani për largim nga BE-ja.
“Në parim, jam mbështetës i integrimit më të thellë”, tha sot zoti Schaeuble, por ka shtuar se “tash nuk është koha”.
Mëtutje, ai konsideron se “në kohën e rritjes së demagogjisë dhe euro-spekticizmit të thellë, Evropa nuk mund të vazhdoj si përpara”.
Këto komente të ministrit gjerman u bënë pasi disa liderë të lartë të BE-së kanë kërkuar proces të integrimit më të thellë, si përgjigje ndaj votimit në Britani më 23 qershor, për largim nga blloku me 28 anëtarë.
Please follow and like us: