Një filipinase në Miss Shqipëria
Ka mbërritur ndërkohë në Shqipëri për të qenë pjesë e jurisë së “Miss Shqipëria” fituesja e “Miss Globe 2015”, bukuroshja filipinase Ann Lorraine Colis e shpallur si më e bukura e Globit në Toronto, Kanada, tetorin e kaluar, i pari konkurs ndërkombëtar bukurie i organizuarnga një shqiptar jashtë Shqipërisë, nga Petri Bozo. Bashke me Colis vjen në Shqipëri edhe drejtorja Nacionale e Kanadasë, Mias Santa Ana Pilar.
Gjithashtu ka mbërritur nga Londra edhe mbretëresha në fuqi e Miss Shqipëria, bukuroshja, Sara Karaj, e shpallur Miss Shqipëria 2015 në Voskopojë, e cila mbrëmjen e 4 korrikut do të dorëzojë kurorën e bukurisë, me të cilën mbretëroi një vit dhe përfaqësoi Shqipërinë në Miss Globe, duke u shpallur shoqëruesja e parë e Miss Globe 2015. Të dyja bukuroshet do të jenë anëtare të jurisë, e cila në mbrëmjen e 4 korrikut do të shpallë Miss Shqipëria 2016.