PDIU: Greqia pushtoi Çamërinë
Kryetari i PDIU Shpëtim Idrizi ka reaguar ashpër ndaj deklaratave te përfaqësuesit te kryeministrit te Greqisë, ne kongresin e Partisë Bashkimi per te Drejtat e Njeriut. Ne nje postim ne rrjetin social facebook Idrizi ka theksuar se Greqia nuk ka asnjë te drejte t’u tregoje shqiptareve se me ke duhet te bëjnë koalicion, duke deklaruar se nazistet janë te përfaqësuar ne parlamentin grek nëpërmjet Agimit te Arte. Idrizi ka sjelle ne vëmendje se greket pushtuan Çamërinë, duke masakruar 20% te popullsisë çame e duke dëbuar te tjerët. Por sulmit te kryetarit te PDIU Shpetim Idrizi, nuk i kane shpëtuar as kryeministri Edi Rama dhe as demokrati Edi Paloka, te cilët i quan “sehirxhinj” pasi nuk reaguan pas deklaratave te përfaqësuesit te qeverise greke.
Please follow and like us: