Albspirit

Media/News/Publishing

Rregullat e reja të kolaudimit të makinave prej 1 korrikut

Prej 1 korrikut në Shqipëri ka nisur të zbatohen normat e reja të kolaudimit të automjeteve. Këto rregulla kanë të bëjnë me forcimin e kritereve për emetimin e gazrave, për t’i përafruar ato me Bashkimin Europian. Tani, norma e lejuar e emetimit të gazrave do të jetë 20 % më e ulët. Për makinat e vjetra, norma do të jetë më e lartë. Nëse mjetet motorike nuk e kalojnë testin e emetimit të gazrave pronarët mund të kërkojnë ripërsëritjen e tij. Në të kundërt do të duhet t’i drejtohen mekanikut për të zgjidhur problemin. Ministria e Transporteve po i praktikon normat e reja në një kohë kur drejtuesit e saj janë në dijeni se nafta dhe benzina që shiten në Shqipëri kanë probleme me cilësinë. Cilësia e karburanteve është një ndër shkaqet kryesore të moskalimit të testit të kolaudimit nga automjetet.

Please follow and like us: