Albspirit

Media/News/Publishing

Ajeti refuzon ofertën e Pescara

ajeti

Arlind Ajeti nuk do të luajë me Pescara në sezonin e ardhshëm. Mediat lokale të Abrucos shkruajnë se mbrojtësi shqiptar refuzoi ofertën. Lajmin e konfirmoi presidenti i skuadrës Daniele Sebastiani.

Arlind Ajeti nuk e pranoi ofertën 4-vjeçare me 350 mijë euro në sezon, që mund të shkonin në 500 mijë bashkë me bonuset. Në marrëveshje ishte edhe një pikë ku përcaktohet se mund Ajeti të largohej nëse Pescara kthehet përsëri në Serie B.

Ekipi që sapo është kthyer në grupin e më të mirëve ku kapiten është një tjetër shqiptar, mesfushori Ledian Memushaj, e kërkoi me ngulm Arlind Ajetin. Mbrojtësi i Kombëtares shkëlqeu në Europian me Shqipërinë.

Ai kërkohet edhe nga ekipe të tjerë në Serie A, si Bologna dhe Torino. Ajeti vëzhgohet edhe nga skuadra të tjera si Stoke City në Angli.

Please follow and like us: