“Britania e Madhe, gjithmonë kundër Serbisë, e përkrahën Shqipërinë e Madhe”
Rezoluta britanike në Srebrenicë, ku serbët ishin akuzuar për gjenocid kundër boshnjakëve, është vetëm pasojë e politikës britanike ndaj Serbisë, e cila daton shekuj me radhë, besojnë historianët serbë.
Ata thonë se qëllimet imperialiste të Britanisë së Madhe, ishin gjithmonë në konflikt me interesat e Serbisë.
Edhe në gjysmën e parë të shekullit të 19-të thonë historianët serbë, Britania e Madhe kishte mbrojtur interesat e Turqisë në kurriz të Serbisë.
Ka të dhëna që tregojnë se Britania ka përkrahur krijimin e Shqipërisë së Madhe”, ka thënë historiani serb Dragoljub Živojinović për gazetën Kurir.
Please follow and like us: