Albspirit

Media/News/Publishing

Erdogan iu jep sirianëve sihariqin për nënshtetësinë

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan (Recep Tayyip Erdoğan) i dha sirianëve sihariqin për nënshtetësinë.

 

Erdogan iu jep sirianëve sihariqin për nënshtetësinë

Presidenti Erdogan në fjalimin e mbajtur në darkën e iftarit në Kilis ku ishin të ftuar edhe sirianët, tha: “Besoj se ka nga ata që duan të bëhen nënshtetas të Republikës së Turqisë. Në lidhje me këtë temë Ministria jonë e Brendshme planifikon disa hapa për tu ndërmarrë. Ne do ti japim sirianëve mundësinë e nënshtetësisë”.

Ai u shpreh se politika e Turqisë për Sirinë është e njëjtë me atë që ka qenë 6 vjet më parë dhe Esadi ishte në objektiven e fjalëve të Presidentit Erdogan.

Ai rikujtoi se me Esadin takoheshin familjarisht dhe u shpreh: “Thoshim se nuk do të bëheshe si babai yt, buzëqeshte, domethënë kishte dy botë brenda tij dhe atë të vërtetën na e mbante të fshehur. Bota e vërtetë e tij doli në pah brenda 6 vjetësh”.

Erdogan u shpreh ashpër edhe ndaj organizatave terroriste si DAESH, PYD dhe YPG.

“Në Siri as DAESH-i nuk përfaqëson myslimanët dhe as PYD-YPG nuk përfaqëson vëllezërit tanë kurdë. Këto organizata terroriste përdoren për llogaritë e pista mbi rajonin nga ana e atyre që mbajnë në duar litarin e organizatave terroriste” tha Erdogan.

Numri i sirianëve që kanë braktisur shtëpitë dhe atdheun e tyre ka arritur në 5 milionë dhe rreth 3 milionë prej tyre sëbashku me irakianët janë strehuar në Turqi tha Erdogan dhe duke rikujtuar se në Kilis gjenden më shumë sirianë se sa vetë popullsia e këtij qyteti, u shpreh me këto fjalë: “Në vendin tonë, kufijtë zyrtarë janë ndryshe, kufijtë shpirtërorë janë ndryshe”.

Për zgjidhjen e problemit të Sirisë, Presidenti Erdogan i bëri thirrje Perëndimit dhe gjithë botës që zjarri të shuhet aty ku është burimi dhe shtoi: “Ajo që duhet bërë është krijimi me shpejtësi i një kushtetute të re dhe një udhëheqjeje të re që siguron ndjeshmërinë dhe pritshmërinë e të gjithë popullit sirianë”.

Ndërkaq presidenti turk u shpreh edhe në lidhje me sulmet terroriste në Turqi dhe tha se zjarri që buron nga PKK-ja PYD-ja dhe DAESH-i, bombat që shpërthejnë dhe veprimet terroriste ndjehen në Turqi me gjithë nxehtësinë e tyre.

Ai bëri të ditur se Turqia lufton kundër terrorit prej 35 vjetësh dhe ajo do ta tejkalojë terrorin.

Presidenti Erdogan tha se lufta kundër terrorit do të vazhdojë me të njëjtën vendosmëri.

“Ky popull do tu japë tradhtarëve mësimin që meritojnë” tha Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan (Recep Tayyip Erdoğan).

Please follow and like us: