PD: Zyra e propagandës së Ramës cilëson Reuters dhe Zërin e Amerikës si të paguara
Partia Demokratike thotë se reagimi i dëshpëruar i Ramës konfirmon në fakt se është ai shtetasi u huaj që ka porositur pagesën e paligjshme 80 mijë dollarë për të përfituar një foto me Presidentin Obama.
“Ky që nuk mungon të komentojë gjithçka mbi këtë rruzull, ka 5 ditë që hesht teksa zyra e tij e propagandës cilëson Reuters dhe Zërin e Amerikës si media të paguara nga Partia Demokratike. Ndërkohë që e pret një tjetër padi për këtë shpifje të pacipë, Edi Rama vazhdon të mos ju përgjigjet pyetjeve: Ku i mori 80 mijë dollarë Edi Rama kur kishte deklaruar një pasuri prej 3 mijë Euro? A janë këto 80 mijë dollarë para ryshfeti apo korrupsioni? Çfarë ju premtua në këmbim sponsorizuesit të 80 mijë dollarëve?”, thuhet në reagim.
Partia Demokratike i bën thirrje Edi Ramës të mos fshihet pas zyrës së propagandës, por të dalë para shqiptarëve dhe para drejtësisë për tu përballur me të vërtetën.