Projektligji – Reforma në drejtësi: Asnjë gjyqtar dhe prokuror nuk transferohet pa dëshirë
Komisioni i Posaçëm për Reformën në Drejtësi ka diskutuar projektligjin për statusin e gjyqtarëve, që parashikon se asnjë gjyqtar dhe prokuror nuk do të transferohet pa dëshirë. Ndërkohë të mërkurën Komisioni do të diskutojë projektligjin për vlerësimin e prokurorëve dhe gjytarëve në atë që cilësohet si proçes i Vetingut.
Me miratimin e reformës në drejtësi, asnjë gjyqtar dhe prokuror nuk do të transferohet pa dëshirën e tyre.
Projektligji i diskutuar në Komisionin e Posaçëm për Reformën në Drejtësi do ti ofrojë magjistratëve tre alternativa transferimi, por nuk do ketë vendimarrje jashtë vullnetit të tyre.
Hysi: Risia në këtë ligj është që gjyqtarët dhe prokurorët nuk mund të transferohen pa pëlqimin e tyre. Por, njëkohësisht edhe detyrimi që ka Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë për t’u gjetur gjyqtarëve vendin e përshtatshëm jo vetëm me tre preferencat që ata paraqesin, por edhe me formimin e tyre. Me këtë ligj, merr fund ku disa gjykata dhe prokurori kanë profesionistë dhe vende të tjera lë për të dëshiruar. Ligji i ri parashikon edhe mundësinë e komandimit pa dëmtuar nivelin e pagës.
Të mërkurën Komisioni do të diskutojë projektligjin për vlerësimin e prokurorëve dhe gjytarëve në atë që cilësohet si proçes i Vetingut, mosdakordësia për të cilin nuk po finalizon konsensusin mes mazhorancës dhe opozitës për miratimin e reformës.