Rita Ora, këngëtarja me origjnë shqiptare thuhet se është në bisedime për të qenë pjesë e Show-t televiziv, “America’s Next Top Model”, si prezantuese.
Britanikja “The Sun” raporton se Rita Ora, pas largimit nga “X-Factor UK”, ka vendosur për një rikthim mahnitës në një nga Show-t televiziv më të famshëm në Amerikë.
Pavarësisht se Rita nuk ka shumë eksperiencë për të prezantuar, ajo ka marrë edhe pëlqimin nga drejtuesit e “America’s Next Top Model”.
Ndërkohë, mendohet se në panelin e jurisë do të jenë: Tyra Banks, Kelly Cutrone, Gigi Hadid, Kendall Jener, Miss Alexander, përfshirë Karrueche Tran.
Tyra Banks, personaliteti televiziv që drejtonte spektaklin e madh pati njoftuar për mbylljen e edicionit në fund të vitit 2015.
Por të reja e fundit tregojnë se shfaqja do të mbyllet dhe se Tyra është ende e përfshirë si producente ekzekutive.