TIA: Policët ishin në pistën e Rinasit, kur ndodhi grabitja!
Në një konferencë për mediat, Tirana International Airport akuzoi policinë e shtetit për grabitjen e Rinasit. Sipas zëdhënëses, raportimet e policisë në media kanë qenë të pasakta duke anashkaluar përgjegjësinë që ka policia në këtë ngjarje.
“TIA zbatoi me korrektësi procedurën e njoftimit të policisë. Theksojmë se njoftimi i policisë është bërë në kohën kur makina bashkë me autorët e krimit ishte ende në vendngjarje,
Autoriteteve të hetimit iu dorëzuan të gjitha dokumentet që provojnë se njoftimi është kryer nga menaxheri I operimit në detyrë të TIA-s kundrejt sallës operative të policisë në Rinas. Përveç kësaj, theksojmë se punonjësit e policisë ishin prezent në pistë, pak metra larg kur ndodhi grabitja” u shpreh zwdhwnwsja e TIA.
Ndërkohë TIA ka mbrojtur edhe kompaninë që ka marrë përsipër ruajtjen e aeroportit.
“Icts është përgjegjëse vetëm për shërbimin e sigurisë aeroportuale, nuk e zvogëlon përgjegjësinë e policisë së shtetit
Icts nuk ka të drejtë të ndërhyjë fizikisht. Icts operon e paarmatosur. E vetmja forcë e armatosur është policia e shtetit” ka thënë zëdhënësja e aeroportit, duke kujtuar se policia duhet të kishte ndërhyrë edhe jashtë gardhit me anë të patrullave të policisë.