‘Die Zeit’ dhe ‘The Times’ flasin për mizoritë e Turgut Pashës ndaj shqiptarëve
Austro-hungarezi Franc Baron Nopça (1877-1933) lindi në Transilvani, në Rumaninë e sotme, porse ishte rritur në Budapest e Vjenë. Ky ishte një aristokrat, gjeolog, paleontolog, etnolog, gjeograf, historian, hera-herës diplomat e ndërmjetës. Herë të tjera shfaqej ndër vende ku nuk njihej edhe si agjent i maskuar. Ishte gjithashtu një ndër kandidatët e vetëshpallur për fronin mbretëror të Shqipërisë. Baroni vdiq në Pragë më 1933. Ndër 186 tituj që i atribuohen atij, 54 flasin vetëm për Shqipërinë e Veriut. Në vijim keni artikullin e Nopçës në 105 vjetorin e saj.
Artikulli i Nopçës më 11 korrik 1911 te prestigjiozja “The Times” dhe Die Zeit
Ndërsa në Konstandinopojë afati i amnistisë zgjatet sërish, sigurisht një pjesë e diplomatëve dhe e shtypit duke mos i njohur rrethanat e vërteta, beson se tashmë gjithçka është rregulluar dhe se është shkatërruar plani diabolik i Turgut Shefqet Pashës, për të zhdukur dhe shfarosur rreth 100.000 katolikë (këto fjalë gjenden në shpalljen e amnistisë drejtuar kryengritësve) dhe siç njofton baroni Nopça, për ti populluar më pas këto troje me banorë nga Bosnja.
Përpara kësaj periudhe Turgut Pasha shprehej se ai si kryengritës shihte vetëm fiset malësore. Por pa arritur mirë në fshatrat e tyre pjesa më e madhe e të punësuarve që i përkasin fiseve Shala dhe Shllaku, ai shpalli edhe banorët e Shalës si kryengritës dhe si gjoja për ti detyruar që ti dorëzonin armët, u preu furnizimin me ushqim, dmth furnizimin me miell nga Shkodra. Meqë në trojet e fisit Shala, rezervat ekzistuese të miellit arrinin vetëm për disa javë, por njerëzia e dinin mirë se pas dorëzimit të armëve te Turgut Pasha, sivjet do të trajtoheshin po aq keq dhe do ti shtronin në dru si vitin e kaluar, është e natyrshme që as që u shkonte mendja për dorëzimin e armëve (atyre ju desh ti përgjigjeshin të vendosur Turgut Pashës: eja, meri!) dhe për të mos vdekur urie, çka ishte synimi i Turgut Pashës, u detyruan të therrnin kopetë e tyre, çka madje në rast të një arritjeje të paqes do ti rrënonte, pasi kopetë e vetmja pasuri e tyre. Kësisoj Turgut Pasha rrënoi rreth 8000 katolikë dhe (jo 3000, siç thonë gazetat turke), dhe më vonë u detyruan të mërgonin. Ai e njoftoi me tone triumfi mbarimin e ushqimeve të tyre.
Lufta e gjendjes të Shalës në Tramboina nuk ishte gjë tjetër vetëm se një përpjekje e dëshpëruar për të çarë kordonin turk që të merrnin bukë nga Mali i Zi, për gratë dhe fëmijët e tyre që po u vdisnin nga uria. Kjo ngjarje nuk është asgjë në raport me spastrimin, me anë të cilit Turgut Pasha vrau në Bregu i Matjas rreth 16.000 katolikë ende besnikë ndaj qeverisë turke. Sipas një zakoni të vjetër çdo vit në vjeshtë rreth gjysma e fiseve malësore, shkojnë me gjithë familjet në zonat moçalore të bregdetit Adriatik për të kaluar dimrin dhe tërhiqen në qershor në kullotat malore të Malësisë, pasi re mishkojash (jo mizeri mishkonjash) e bëjnë këtë vend të pabanueshëm. Meqë këta njerëz gjatë udhës prej Malësisë deri në Ultësirë, sëbashku me kopetë e tyre, duhet të kalonin qytetin e Shkodrës. Dhe pikërisht në Urën e Drinit që rruhej me roje, atëherë u duheshin të shmangnin konfliktet me qeverinë dhe prandaj ishin të detyruar të paguanin taksat e tyre, por jo vetëm (80 heller në vit për një dele me vlerë 16 korona).
Por edhe të hiqnin dorë edhe nga armët e fshehura. Prandaj për një rebelim pothuajse të suksesshëm, as që u shkonte mendja që fiseve të gjendeshin në Bregun e Matjas, kësisoj Turgut Pashës i bëhej i pamundur përparimi drejt tyre. Por për të bërë të mundur asgjësimin, Turgut Pasha ua ndaloi që më ardhjen e verës të shkonin në kullotat malore. Meqë ai e dinte mirë, se një qëndrim gjatë verës në Bregun e Matës është i pamundur për shkak të malaries dhe se kopetë e ndaluara, aty për shkak të ujit të keq, për pak kohë do të ngordhnin. Kësisoj shpresonte që përmes kësaj mase, gjendja do të nxitej të bënte edhe për të pamundurën, dmth do të nxiteshin për një luftë të dëshpëruar.
Tashmë bashkë me verën kishte filluar edhe malaria në Bregun e Matës. Një nëpunës i lartë turk nga Shkodra, Ibrahim Efendi Qori, shpalli publikisht se qeveria turke synonte që malësorët në Bregun e Matës ti linte të ngordhnin “si derrat në llucë”. Turgut Pasha po ia arrin qëllimit. Në Shalë vrau gra dhe fëmijë nga Bregu i Matës, nënshtetasit besnikë të Perandorisë Turke – dhe si të parët dhe të dytë sepse ishin të fesë katolike. Nëse diplomacia evropiane nuk i pranon shpejt dhe energjikisht shqiptarët katolikë të Shqipërisë së Veriut, brenda një kohe shumë të shkurtër Tugut Shefqet Pasha mudn të mburret se kanë mbështetur kasaphanen e gjeneralit perandorak ndaj rreth 40.000 shqiptarë, shkruan mes tjerash Franc Baron Nopca në 11 korrik 1911, informon Bota sot.
Në një artikull tjetër të ngjashëm ai do shkruante:
Veprimtaria e tij për shfarosjen e shqiparëve është e planifikuar qysh prej kohësh dhe konsiston në atë që në vend të shpatës dhe të zjarrit të përdorë mjete të tjerë: pikërisht urinë dhe malarien për të arritur zbatimin e planit.
(Për këtë shkrim u përdorën të dhëna nga: Udhëtime nëpër Ballkan [Kujtime nga jeta e Franc Baron Nopça; përktheu Ilirjana Angoni, Plejad, Tiranë 2007).