Miti i ligjit/ 800 vjet Magna Carta
Është një letër legjendë, jo shumë e gjatë, me 3500 fjalë në alfabetin latin mesjetar duke thënë gjithçka në një fletë të vetme pergamene
Miti i Magna Carta, një pergamenë e të drejtave u paraqit para 800 vjetësh prej 40 baronëve të zemëruar ndaj mbretit të tyre duke i rezistuar kohës. Kjo njihet si deklarata e parë dhe më e mira e sundimit të ligjit, një hierarki befasuese e kufizimit të pushtetit të sundimtarit, në shtrimin e kërkesave të veta. E shkruar në latinisht Magna Carta vlerësohet e kujtohet në ditën e shkrimit të saj, në Shtetet e Bashkuara me përkulje pothuajse në shkallë besimi prej shumë përfaqësuesve të popullit, dijetarëve dhe gjyqtarëve. Konsiderohet themel i shumë parimeve që formojnë Kushtetutën dhe Ligjin e të Drejtave.
Rivlerësim i historisë
Dhe si masë se çfarë vlere mahnitëse mund të ketë një copë e vjetër pergamene, filantropi miliarder, David Rubenstein, pagoi 21,3 milionë dollarë për të lënë një version të saj dhe pastaj ua dha si hua të përhershme Arkivave Kombëtare, ku gjithsecili mund ta shohë të ekspozuar.
Magna Carta ka shënuar tashmë 800-vjetorin e “lindjes”. Ceremonia është mbajtur në Windsor, aty ku Mbreti John i Anglisë kapitulloi para kërkesave të baronëve dhe vulosi dokumentin origjinal.
Në mesin e atyre që morën pjesë në këtë ceremoni ishte edhe një grup prej 500 avokatësh amerikanë, që po udhëtonin me Asociacionin Amerikan të Avokatëve. Të ftuar ishin edhe dijetarët dhe juristët më të njohur – një shenjë se deri ku kishin arritur monarkitë prej kohës së mesjetës.
“Ngjarjet e para 800 vjetësh shënuan bashkimin e një ndërmarrjeje të madhe në historinë njerëzore”, ka deklaruar udhëheqësi i sistemit të drejtësisë, John G. Roberts Jr, në një prej adresimeve të tij të fundit. Gjyqtari i njohur anglez, Lordi Denning, e ka quajtur Magna Cartan “dokumentin më të mirë kushtetues të të gjitha kohërave – themel i lirisë së individit kundër autoritetit arbitrar të despotit”.
Në kulmin e manifestimeve të 800-vjetorit që ka nisur pas vitesh planifikimesh me konferenca, ekspozita, fjalime, studime dhe simpoziume për Magna Cartan, mund të duket e tepërt të shikohet edhe prej një tjetër këndi. Por ka disa dijetarë që besojnë se kapitulli është përfundimisht një sipërmarrje e madhe. Ata mendojnë se vlera është shtuar për shkak të këndvështrimit që ka sot bota për atëkohë, jo për shkak të asaj që përfaqësonte atëherë.
Sipas këtij argumenti, madje edhe nocioni se Magna Carta hapi rrugën për themelimin e të drejtave të shumicës së vendeve perëndimore dashamire ndaj demokracive, si e drejta për gjykim prej një jurie dhe e drejta që të mos burgosesh në mënyrë arbitrare prej shtetit, nuk çon kah leximi i drejtë i historisë.
“Miti i Magna Cartas bazohet në tërë origjinën e perceptimin tonë se kush jemi si popull anglishtfolës, popull dashamir ndaj lirisë që ka jetuar një shkallë lirie dhe nën sundimin e ligjit për 800 vjet me radhë”, ka deklaruar Nicholas Vincent, profesor në Universitetin e Anglisë Lindore dhe autor i “Magna Carta: A very Short Introduction” (“Magna Carta: Histori e shkurtër”). “Është ngarkesë plënci. Por është një mit shumë i dobishëm”.
Për një gjë, siç e ka thënë Jill Lepore së fundi në “The New Yorker”, Magna Carta origjinale në fakt qe jetëshkurtër dhe pati një vdekje të parakohshme.
Atëherë nuk ishte parë si moment i rëndësishëm në historinë e demokracisë. Askush nuk kishte mundësi të shihte përfitimet e saj. Pothuajse menjëherë pas arritjes së marrëveshjes për të, Mbreti John mbisundoi ndaj papës për ta anuluar.
Gjithashtu ishte konsideruar ngushtësisht si marrëveshje ndërmjet një grupi të vogël të njerëzve të privilegjuar dhe një monarku edhe më të privilegjuar; nuk ishte përmendur populli i thjeshtë ose demokracia qysh e njohim sot.
Magna Carta origjinale u bë bazë për një numër të marrëveshjeve pasuese gjatë viteve të ardhshme, nënshkruar përsëri e përsëri prej mbretërve të ndryshëm, duke kulmuar me versionin përfundimtar të vitit 1297, një prej atyre kopjeve që zoti Robenstein bleu për Arkivat Kombëtare.
Por kishin kaluar shekuj me radhë derisa Magna Carta kishte nisur të rishfaqej në debate, të interpretohej ndryshe dhe të konsiderohej si simbol i sundimit të ligjit. Ishte kthyer në vëmendjen publike në ditët e para të kolonive amerikane, përsëri gjatë draftimit të Kushtetutës, dhe dhjetëra herë prej asaj kohe.
“Është një prej shumë gjërave, shumë gjërave në traditën ligjore anglo-amerikane që përfundimisht do të piqet e ndryshohet, dhe keqkuptohet si diçka që është shumë e rëndësishme”, ka deklaruar Akhil Amar, profesor në Shkollën e Drejtësisë në Yale dhe autor, në mesin e më të njohurve, “The Law of the Land”, duke folur për Magna Cartan, vështruar prej prizmit të tanishëm historik. Ai ka shtuar: “Gjërat që ndodhën më vonë i dhanë rëndësi të jashtëzakonshme në retrospektivë”.
Por në njëfarë forme të dy pikëpamjet përputhen: Magna Carta në vlerësimin e shumëkujt, ende mund të konsiderohet jashtëzakonisht e rëndësishme madje edhe nëse nuk paska pasur vlerë të madhe në qershorin e vitit 1215.
“Është gabim të mendohet se rëndësia e një dokumenti mund të përmblidhet vetëm prej kontekstit të kohës kur është nxjerrë”, ka deklaruar Noah Feldman, profesor në Shkollën e Drejtësisë. Rezonimi i Magna Cartas, ka vazhduar ai, “nuk bazohet se çfarë kanë bërë Mbreti John dhe në mënyrë të veçantë ata baronë gjatë asaj kohe, por në jetëgjatësinë e trashëgimisë së përdorimit dhe interpretimit, dhe në lartësimin e këtij dokumenti si flamur për sundimin e ligjit”.
Dijetarët që thonë se pretendimet për Magna Cartan janë të tepruara, ka shtuar ai, në fakt ndjekin qasjen akademike. “Nuk prish punë të thuhet kjo prej historianëve”, ka thënë ai.
“Është pikërisht pesha që ka pasur gjatë kësaj periudhe 800-vjeçare e funksionimit si përpjekje e fuqishme, simbol, ideal i sundimit të ligjit që e bën atë kaq të rëndësishme”, ka deklaruar shkencëtari Feldman. “Asnjë dokument tjetër në historinë e botës nuk ka pasur fuqinë e funksionimit në kohë dhe vende të ndryshme si mishërim i atij ideali”.
Është gjithashtu një prej dokumenteve të pakta që u shkon për shtat avokatëve, që zakonisht i marrin gjërat me cinizëm, e që mahniten me të si artefakt fizik dhe konceptual.
“Nuk ka asnjë fije dyshimi se kishte ndikim të themeltë dhe të fuqishëm në zhvillimin e ligjit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka theksuar William C. Hubbard, kryetar i Odës Amerikane të Avokatëve. “Ideja se ligji është mbi popullin, dhe se ligji nuk është i mbretit, është themelore”.
Amerikanët kanë prirje ta çmojnë Magna Cartan si diçka që është më shumë se angleze, që ende kanë monarkinë dhe nuk kanë kushtetutë të shkruar. Kjo nganjëherë mund të çojë drejt ekstremeve absurde.
Republikanët ta zëmë para disa vjetësh në legjislaturën e New Hampshire propozuan një ligj që do të kërkonte prej çdo legjislature të re që do të merrej me të drejtat a liritë individuale të përfshijnë “një citat të drejtpërdrejtë nga Magna Carta”.
Por si shenjë e përkrahjes së relevancës së Magna Cartas, provizioni i kapitullit, “askujt nuk do ta t’ia sheshim, askujt nuk do t’ia mohojmë ose vonojmë të drejtën për drejtësi”, ishte muajin e kaluar në një vendim të Gjykatës Supreme për integritetin e drejtësisë. Mbajtja në fuqi e një ligji të Floridas që ua ndalon gjyqtarëve të kërkojnë prej kontributeve të fushatës, udhëheqësi i drejtësisë, Roberts, citoi një paragraf relevant dhe shkroi: “Ky parim na kthen prapa së paku tetë shekuj te Magna Carta”. “Ja ku e keni”, ka thënë zoti Hubbard. “Kur mendoj se ato parime kanë mbijetuar për 800 vjet, kjo më jep shpresë të madhe për të ardhmen”.
Mbreti u John u betua se do t’i bindej “ligjit të tokës” kur vendosi vulën e tij në një kartë që u quajt Magna Carta. Rëndësia e Magna Cartës shpesh ka qenë ekzagjeruar por dhe i deformuar kuptimi i saj. Kjo ka simbolikën si rezulton historia, jo se si mendohet rreth saj.
Bindja e mbretit nga rregullat e tij
Në 1100, pas kurorëzimin e tij, Henry I, djali i William Pushtuesi, lëshoi një dekret të njohur si Karta e Lirive, në të cilën ai premtoi për të “hequr të gjitha zakonet e liga me të cilat Mbretëria e Anglisë ka qenë e shtypur padrejtësisht”. Kur Magna Carta u botua për herë të parë në vitin 1534 ishte pak më shumë se një kuriozitet. Më pas, çuditërisht në shekullin XVII Magna Carta u bë një britmë tubimi gjatë një lufte parlamentare kundër pushtetit arbitrar, edhe pse deri atëherë versione të ndryshme të kartës ishin të pashpresa, dhe të mbuluar nga errësira historike. Më pas shumë dokumente koloniale amerikane u ndikuan nga Magna Carta.
Deklarata e të Drejtave u ridimensionua dhe gjatë Luftës së Ftohtë ku në një fjalim, bashkëshortja e Rusveltit rimerr deklaratën duke thënë për të drejtat e Njeriut:”Askush nuk duhet t’i nënshtrohet arbitrarisht arrestimit, ndalimit ose internimit”