Albspirit

Media/News/Publishing

Vedrine: Brukseli, i paaftë të menaxhojë zgjerimin ndaj bëni vetë projektet e përbashkëta

tirana samit

Ish-Ministri i Jashtëm i Francës Hubert Vedrine, i cili ishte prezent në Forumin Ekonomik të Vjenës që po mbahet në Tiranë, theksoi se Bashkimi Evropian është i paaftë të menaxhojë zgjerimin.

Duke folur për aspiratat integruese të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Vedrine tha se paaftësia e BE për zgjerimin është një fakt, që megjithatë siç u shpreh ai nuk duhet të dekurajojë vendet e rajonit.

Sipas Vedrine, është me rëndësi që Ballkani Perëndimor të caktojë prioritetet e saj, me projekte të përbashkëta. Kjo pasi siç nënvizoi ish-ministri francez, negociatat për integrim parashikohen të gjata dhe të ndërlikuara. Prandaj është shumë e rëndësishme që vendet e rajonit të jenë gati.

“Nuk ka mundësi gjendja politike të bëjë listën e problemeve në Tiranë. BE është e paaftë të menaxhojë zgjerimin, nuk ka mundësi të shkruajtë traktate dhe ky është fakt. A duhet të jetë kjo dekurajuese për ju? Jo aspak. Europianët janë egocentrikë, e nënvlerësojnë dimensionin strategjik të Ballkanit Perëndimor. Pra duhet të bashkojmë këto dy aspekte kontradiktorë. Ne kemi një rol për të luajtur, për t’u thënë zyrtarëve evropianë që kjo është diçka strategjike. Këtë mund të bëjmë ne, por çfarë mund të bëni ju? Ju mund të përgatisni negociatat për të ardhmen, do të jenë të ndërlikuara dhe shumë të gjata. Edhe pse nuk e dini datën, të paktën keni shumë punë për të bërë. Për zbatimin e reformave ka një prioritet strategjik për ju. Me këtë dua të them të mos rrini të mbyllur. Pra shkoni përtej kësaj kontradikte. Kam dëgjuar ministrat e tjerë për potencialet e rajonit. Dhe potenciali i Shqipërisë është fantastik. Bllokimi i marrëdhënieve Serbi-Shqipëri është rregulluar. Vetëm se është ky problemi i projekteve. Si mund ta lançojmë projektin? Duhet vendosur një listë e tërë prioritetesh rajonalë. Gjeni dy ose tre projekte rajonalë që të bashkojë të gjithë vendet bashkë. Më pas duhet një mekanizëm, ju keni nevojë për Brukselin, por edhe Brukseli duhet të kettë një bashkëbisedues të gjatë që do të përfaqësojë interesat e rajonit.” u shpreh Vedrine.

Please follow and like us: