Albspirit

Media/News/Publishing

AIDA: Në 2016 u interesuan 67 investitorë të huaj, vetëm 2 janë konkretizuar

Investimet

Gjatë këtij viti kanë shfaqur interes për investuar në Shqipëri 67 investitorë të huaj, por burimet nga Ministria e Ekonomisë bëjnë me dije se vetëm 2 prej këtyre pretendimeve janë realizuar, një në miniera dhe një në tregtinë me shumicë

Siç shihet nga tabela e mëposhtme 10 nga investitorët kanë shprehur interes për sektorin e energjitikës, 9 në sektorin e prodhimit, 8 në atë të konsulencës, 6 në automobilistikë, 5 në shërbime, 5 ne turizëm, 4 në infrastrukturë, 3 në bujqësi, 3 në ndërtim, 3 në miniera, tre në tregtinë me shumicë, 2 në shërbime financiare, 2 në pasuritë e patundshme, 1 në shërbimet areportuale, 1 në arsim, 1 në teknologjinë e infomacionit dhe 1 në tregtinë me pakicë.

Siç shihet nga burimet e vetë qeverisë 6 nga investitorët kanë shfaqur interes për industrinë automative, e cila po zhvillohet me ritme të shpejta në rajon, duke diversifikuar eksportet dhe duke rritur vleren e tyre.  Qeveria shqiptare nuk ka arritur të ofrojë kushte për asnjë prej tyre, duke bërë që disa nga keto kompani të zhvillojnë synimin e tyre në Maqedoni.

Aktualisht  pjesa më e madhe e iHD-ve (rreth 60%) në Shqipëri është e përqendruar në sektorin e minierave (kryesisht naftë dhe gaz); 13% është në transport dhe komunikacion, 9% në elektricitet dhe 8% në prona të paluajtshme.

Kjo mungesë diversifikimi do të thotë që Shqipëria është ende mjaft vulnerabël ndaj goditjeve të mallrave të vetme, si ato të hasura së fundmi në tregun e naftës gjithashtu edhe daljet e kapitalit të investitorëve kryesore. Diversifikimi i investimeve dhe IHD-ve në veçanti vazhdon të jetë një nga kufizimet kryesore të rritjes në Shqipëri.

Sipas të dhënave të QKB-së, 8.580 biznese të huaja operonin në vend në shkurt të 2016-ës, 74.6% të të cilave janë kompani me pronësi të huaj, dhe 25.4% janë kompani me aksionerë të përbashkët.

Gjeografikisht, këto kompani janë kryesisht të përqendruara në zonën e Tiranës, me një total prej 5.804.

Please follow and like us: