Albspirit

Media/News/Publishing

Dështimi i CIA-s në Shqipëri, për herë të parë pranohet roli i Sigurimit shqiptar si kryesor. Historiani Long: Philby, një alibi

BBC publikon sot në intervistë me historianin britanik Steve Long rreth operacioneve të shërbimeve sekrete britanike dhe amerikane në Shqipëri në vitet ’50 të shekullit të kaluar. Long sugjeron që panorama duhet parë në tërësi dhe Sigurimi i Shtetit duhet kredituar për aftësinë e tij në zbulimin dhe goditjene grupeve diversioniste. Sipas Long Kim Philby është përdour më shumë si një alibi për dështimin e CIA-s dhe MI6 në Shqipëri, meqenëse spiuni i famshëm e bënte më të justifikueshme humbjen sesa atribuimi i saj Sigurimit shqiptar. Long dlet për besnikërinë e njerëzve ndaj regjimit të Enver Hoxhës dhe shton se është bazuar kryesisht në arkivat amerikane. Ky është një qëndrim i ri pasi deri më sot pikëpamja dominuese ka qenë se ishte Philby ai që minoi të gjithë operacionin, i cili u koordinua mes amerikanëve dhe britanikëve. 300 njerëz vdiqën si pasojë e kësaj sipërmarrjeje, të gjithë shqiptarë, që ose i përkisnin asaj që quhej Mërgata, ose njerëz që bashkëpunonin këtu.

http://www.bbc.co.uk/programmes/p0452f00/player

Please follow and like us: