Manipulimi ne fotot e presidentit francez
Diferencat në gjatësi i vënë njerëzit shpesh herë në siklet. Diçka e tillë i ka ndodhur edhe Presidentit francez, Francois Hollande, kur ka pasur përballë Sandrine Gruda.
Ky i fundit ka pritur në një ceremoni basketbollisten Sandrine Gruda dhe diferenca mes tyre një gjatësi, duke marrë parasysh edhe që sportistja ka qenë edhe me taka ka shkaktuar jo pak reagime qesharake. Presidenti francez është 1.73 m i gjatë, ndërsa basketbollistja 1.94 m, por në orët e fundit kanë dalë edhe disa foto të manipuluara, shumë prej të cilave janë publikuara si të vërteta, të cilat vënë në lojë Presidentin francez.
Por kjo nuk i ka mërzitur aspak mbështetësit e tij, shumë prej të cilëve e kanë krahasuar me Perandorin e madh francez, Napoleon Bonapartin. Më poshtë mund të shikoni fotot origjinale dhe ato të manipuluara.