Albspirit

Media/News/Publishing

20 vjeçari gjen vetën në listën e Veteranëve të UÇK

cooler

Publikimi i listës së Veteranëve të UÇK-së, përkatësisht të listës së veteranëve në Brigadën 138 në Koshare, ka ngjallur reagime të ndryshme, pasi shumë luftëtar të UÇK-së në Koshare, kanë mbetur jashtë këtyre listave, por për Patriot Kosovën, nga Rahoveci, publikimi i këtyre listave ka qenë diçka e mrekullueshme.

Patrioti që me 1 prill i ka mbushur 20 vjeç, e ka gjetur emrin e tij në listë, si ushtar pionier i UÇK-së.

“Unë atëherë kam qenë fëmijë, por babanë e kam pasur në UÇK dhe ai më merrte me vete nëpër disa tubime të UÇK-së por nuk më kujtohet shumë mirë ajo kohë sepse atëherë kam qenë parashkollor”, thotë Patrioti.

Jashtë kësaj liste ka mbetur babai i tij, Shqiptar Kosova, i cili ka qenë edhe ushtar i UÇK-së.

Sipas tij është për tu çuditur sesi djali i tij është në listën e veteranëve e ai jo.

“Patriotin e patëm regjistru një herë në listën e të pranishmëve në  një mbledhje të UÇK-së sepse ishim pak veta në UÇK dhe na nevojiteshin më shumë ushtar. Por ai ka qenë fëmijë nuk ka mujt me luftu”, tha babai i Patriotit, Shqiptari.

Ai ka paralajmëruar ankesë pranë Zyrës së Veteranëve dhe Dezertorëve të UÇK-së, duke kërkuar që të shtohet edhe emri i tij në listën e veteranëve.

“Nëse është procedura e gjatë për ta arritur këtë, atëherë mundemi me lan edhe Patriotin në listë në vend timin. Me rendësi do pare me na dal se krizë”, tha Shqiptari.

Listat e veteranëve kanë pasur shumë probleme duke ngjallur reagime të ashpra tek shumë njerëz që pretendojnë të kenë qenë ushtar të UÇK-së.

Please follow and like us: