Albspirit

Media/News/Publishing

Sfidat e diplomacisë bashkëkohore

KLODIANA BESHKU

KlodioanaDiplomacia bashkëkohore aktuale, ashtu si shumë fusha të tjera të jetës, ka ndryshuar shumë në raport me diplomacinë klasike, le të themi atë që ka dominuar në botë deri në vitet ’90.
Në fakt, transformimi i fushave të jetës është në raport të zhdrejtë me kohën që ecën sot: Sa më pak kohë kalon, aq më të mëdha bëhet transformimi i jetës tonë të përditshme nën efektin e teknologjisë. Ky efekt transformues ka prekur edhe diplomacinë, duke arritur majën më të dukshme në viti 2006, me publikimet e para të Ëikileaks, publikime të cilat treguan anën më të errët të saj. Ato shfaqën publikisht atë që tashmë dihej në korridoret e diplomacisë klasike: Hendekun e madh që ekzitonte mes asaj që thuhej/dukej dhe asaj që shkruhej/raportohej. Pas shokimit fillestar leaks-at bënë të mundur që diplomacia të bëhej disi më “e prekshme”. Shetet kësisoj u bënë më “njerëzorë” në marrëdhëniet diplomatike e si pasojë dhe krerët e tyre tashmë u japin më tepër rëndësi marrëdhënieve personale mes tyre.
Shetet sot nuk janë të vetmit aktorë si në marrëdhëniet ndërkombëtare, ashtu edhe në diplomaci. Megjithëse Konventa e Vienës mbi Marrëdhëniet Diplomatike e vitit 1961 ka qenë hartuar nën shpirtin Kant-ian (ajo i vendoste si qëllim misioneve diplomatike “marrëdhënie miqësore” mes shteteve), shtetet e kanë humbur ekskluzivitetin e tyre. BE-ja është shembulli më i spikatur në këtë drejtim. Traktati i Lisbonës, në 2010-tën, themeloi Shërbimin e Jashtëm Diplomatik (EEAS – European External Action Service) nëpërmjet misioneve diplomatike të të cilit edhe vende të vogla si Sllovenia, Qipro, Malta e Sllovakia patën mundësinë të “shfrytëzojnë” misionet e BE-së në ato vende ku ato nuk kishin fuqi ekonomike ose politike për të depërtuar të vetme.
Një transformim tjetër është afirmuar në diplomaci pas krizës ekonomike globale të vitit 2008. Politika e jashtme ka rrëshqitur gjithnjë e më shumë nga ministrat e jashtëm në drejtim të krerëve kryesorë të shteteve dhe takimeve e deklaratave të tyre në nivel global. Pjesëmarrja e tyre në konferenca e takime të shumta ndërkombëtare ka krijuar një term të ri, atë të “diplomacisë së samiteve” ose “diplomacia shumëpalëshe”. Prania e organizatave të ndryshme ndërkombëtare të cilat tashmë i shtrijnë përfaqësitë e tyre në shumë shetet, ka bërë të mundur përdorimin e një termit të ri të “diplomacisë civile”. Përfshirja gjithnjë e më tepër në diplomaci e ministrave të financave ose ekonomise ka bërë të flitet për “diplomaci ekonomike”. Nën efektin e politikave neo-liberale që kanë mbërthyer globin ka dalë si nevojë shtetërore krijimi i një “marke” kombëtare nëpërmjet “diplomacisë publike” dhe si rrjedhojë edhe përbërja e stafeve të misioneve diplomatike të një shteti gjithnjë e më tepër po përbëhen prej teknikëve e ekspertëve, jo ekskluzivisht vetëm prej diplomatëve të karrierës.
Po Shqipëria ku gjendet në kuadrin e këtyre transformimeve globale? Gjërat kanë ndryshuar edhe për diplomacinë shqiptare. Përveç një “Ligji për shërbimin e jshtëm” të miratuar nën këtë frymë transfomimesh globale në vitin 2015, politika e jashtme shqiptare është përpjekur të jetë më aktive edhe në realitetin virtual nëpërmjet nismave të shumta si: Përditësimi i shpeshtë i ëeb-faqeve të ndryshme të saj, konkursi online i fotografisë “Colours of Albania”, hedhja e një buletini online (neësletter) mbi aktivitetin e politikës së jashtme shqiptare dhe i revistës digitale Diplomaticus si edhe realizimit të reformës së shërbimeve konsullore e dixhitalizimit progresiv të konsullatave, reformë e cila synon krijimin e konsullatave të mirëfillta dixhitale në shërbim të qytetarëve shqiptarë në botë. Një risi shumë e rëndësishme në fushën e shërbimit të jashtëm mbetet, gjithsesi, çelja e konsullatave të përbashkëta Shqipëri-Kosovë, e para e realizuar në Milano të Italisë, në Shtator të vitit 2014.
Në fakt, bëhet fjalë për vendosjen në të njëjtin ambient të konsullatës së Kosovës pranë asaj të Shqipërisë, Ky bashkim, i cili njihet me emrin e “ambasadave të shkrira” (fusing embassies), në këtë rast të konsullatave të përbashkëta. Kjo risi nuk është diçka që e kemi shpikur ne, pavarësisht se për shqiptarët ajo merr një rëndësi të veçantë duke pasur parasysh se realizon krijimin e një shtëpie të përbashkët simbolike mes të dy vendeve. Suedia, Norvegjia, Danimarka, Finlanda dhe Islanda kanë, prej vitesh tashmë, një ndërtesë të përbashkët Ambasade të vendeve Nordike ne Berlin, ndërkohë që vendet Balltike dhe ato të Benelux-it kanë kohë që e kanë eksperimentuar këtë projekt. Ky fuzion nuk ka të bëjë medoemos me bashkëpunim politik mes vendeve të sipërpërmendura, por më tepër me reduktimin e kostove të shërbimeve e të sigurisë.
Në rastin e Shqipërisë e Kosovës duket se projekti i konsullatave të përbashkëta i kryen të dyja funksionet së bashku; atë simbolik të fillimit të bashkëpunimit politik mes dy vendeve tona dhe reduktimin e kostove të mbajtjes së një përfaqësie për secilin prej shteteve, por dhe atë praktik të dhënies së një shërbimi sa më pranë një qendre ku jeton një numër i konsiderueshëm shqiptarësh. Shqipëria dhe Kosova janë vende të vogla dhe me interesa ekonomikë të ngjashëm, si rrjedhojë, konsullatat e përbashkëta mundësojnë nga njëra anë mbrojtjen e interesave të qytetarëve dhe nga ana tjetër promovimin e diplomacisë publike e ekonomike të tyre. Për këto arsye të mësipërme sapo përfundoi çelja e një konsullate tjetër të përbashkët Shqipëri-Kosovë në Bari të Italisë, ku është atashuar së fundmi një konsull nga Kosova dhe një tjetër konsullatë shqiptaro-kosovare pritet të krijohet në Mynih në tetor të këtij viti me transferimin e një konsullate shqiptare në ambjentet e asaj kosovare.
Kjo nismë kaq e rëndësishme për shqiptarët pritet të shtrihet edhe më tej deri në Azi e Paqësor, ndërkohë që ndonjë skeptik i radhës, nëpërmjet fjalëve të Hedley Bull se “ambasadat simbolizojnë ekzistencën e shoqërisë së shteteve” pritet të argumentojë që kjo nismë sjell më tepër konsolidim më veti se sa shkrirje, më shumë largim se sa afrim mes dy vendeve. Nën optikën e rendit të realizmit klasik do të mund të konsiderohej edhe kështu, por në atë bashkëkohor, në kuadër të tërë transformimeve globale të lartpërmendura, mund të vijë në ndihmë pohimi i studiueses Susan Strange sipas të cilit: “Pushteti mund të ushtrohet siç duhet vetëm ‘duke qenë aty i pranishëm’”. Në rastin e nismës së përbashkët Shqipëri-Kosovë, ajo që mund të thuhet me siguri është se kjo nismë i shërben pikësëpari promovimit të njohjes së shtetit të Kosovës ndërkombëtarisht, si një vend me kulturë e vizion politik të njëjtë me atë të Shqipërisë.

Please follow and like us: