Çmenduria e një memoriali komunist në qendër të Kavajës: Ky popull do vetëm bukë! (t’i ketë shpëtuar syve të Ramës?)
Nga Ermir Hoxha
Është nde e freskët shija, përgjithësisht e hidhur, e shkërmoqjes së fasadës së stadiumit “Qemal Stafa”, ku në qendër të saj ndodhej dhe një basoreliev i socrealizmit, me siluetat e disa sportistëve e sportisteve proletare; bashkangjitur “justifikimit artistik” të kryeministrit se pse ajo lloj pamjeje nuk vlente më të ishte aty, e konsideruar me “mision të përfunduar”.
Por ndërkohë, nuk dihet se pse ky kut artistik nuk ka funksionuar dhe ne rastin e një memoriali në qendër të Kavajës, që po ashtu, duhej që dhe për korrektesë politike, të ishte hequr që aty së bashku me “dy gishtat demokratike”, ne emër të estetikes. Por jo vetëm kaq, pasi mesazhi që përcjell ai memorial, është vërtet fyes për popullin kavajas.
Nuk është thjesht një vepër idelogjike që i ka ikur koha, por më shumë se kaq. Eshtë paturpësisht një tallje me popullin e zonës, i cili, edhe pse në pamje të parë duket sikur nderohet për një demonstratë antifashiste, në të vërtetë ajo ç’nderohet nga fakti se i madh e i vogël, qytetar e fshatar; fëmijë e të rinj, burra e gra, pleq e plaka, u ngritën jo për idealin e lirisë, por për shkaqe gastronomike. Siç dhe duket qartë në krye të memorialit, motoja e demostratës ka qenë “buka”, ajo me të cilën mbushet barku.
“Duam bukë”, pra është diçitura e veprës artistike, që nga ana tjetër të ysht të mendosh se, nëse fashizimi do u kishte dhënë bukë mjafueshëm, atëherë nuk do kishte arsye për t’u ngritur e luftuar kundër tij.
Dhe nuk dihet se si ka mundur që kjo lloj vepre të marrë “ok”-in e partisë e pushtetit, para se të realizohet në merrmer e të vendoset aty, pasi është vetëdenoncuese edhe për vetë ish-sistemin, i cili pretendonte t’i kishte themelet në ideale të larta, tejbarkut.
Pastaj, ajo zonë ku shtrihet Kavaja, që përgjithësisht njihet si bujqësore e me njerëz të aftë për të jetuar me të mirat e tokës në çdo kohë, vështirë ta ketë parë fashizmin vetëm më syrin e bukës së munguar e barkut bosh.
Pra, është një vepër tejet e çmendur për të qëndruar aty e paprekur, aq më tepër në kohën e qeverisjes së një sqimtari si Rama për artet vizuale, që veç kritikes estetike, rezervon dhe atë ideologjike në qasjet e tij.
Heqja e atij memoriali do ishte gjithashtu dhe kthimi i dinjitetit kavajas. Nuk besohet se janë popull i një tradite që jeton vetëm për të mbushur barkun.
Dhe Rama e ka për obligim, edhe politik, që ta destruktojë këtë akuzë që buron nga memoriali në fjalë.