Albspirit

Media/News/Publishing

Elizabeta I ishte mashkull? Teoria konspirative që trondit historinë

pikture e vitit 1575, artsit i panjohur
Portret i vitit 1575, artist i panjohur

Mbretëresha Elizabeta I e Anglisë, e njohur ndryshe edhe si “Mbretëresha Virgjëreshë”, një nga personazhet më të njohur dhe të lavdishëm të historisë britanike dhe asaj botërore në të vërtetë ka qenë mashkull?

Teori të ndryshme rreth këtij fakti kanë ekzistuar edhe shumë kohë më parë, por tashmë kjo teori përforcohet më tepër përmes një libri kontroversial që bazohet në disa dorëshkrime të shekullit të XVI.

Eshtrat e Elizabetës I prehen në  varrezat ‘Abbey’ së bashku me ato të motrës së saj Bloody Mary, por a i përkasin ato vërtetë “Mbretëresha Virgjëreshë”, apo përbëjnë ndoshta teorinë konspirative më të madhe të historisë së Anglisë dhe të të gjithë botës.

Sipas të dhënave të gjetura në dokumentet e zbuluara që i përkasin shek XVI gënjeshtra e madhe nisi një mëngjes vjeshtë të 470 vjetëve më parë, kur Elizabeta, vajza e mbretit Henri VIII, e cila kishte shkuar për të veruar në Cotswold, një fshat në Gloucestershire vdiq në moshën 10-vjeçare pas një sëmundje të gjatë, pikërisht një natë përpara se i ati i saj, mbreti i Anglisë të shkonte për ta vizituar vajzën e tij, fëmijën e vetëm nga martesa me Anne Boleyn.

pikture e vitit 1580-1590, artist i panjohur
Portret i vitit 1580-1590, artist i panjohur

Të kapur nga paniku dhe të trembur nga tërbimi i mbretit Henry, në atë kohë 52 vjeç, i cili ishte nisur për të takuar Elizabetën, dy personat e caktuar për t’u kujdesur për të, Lady Kat Ashley dhe Thomas Parry vendosën që të mos ia tregonin të vërtetën monarkut të tyre duke e ditur se kjo do t’u kushtonte jetën.

Katër nga fëmijët e Henry VIII kishin vdekur në vogëli dhe të mbijetuarit; Edwardi, djali i tij 5 vjeçar ishte i sëmurë ndërsa vajza tjetër, e pamartuar ishte tek të njëzetat.

10 vjeçarja Elizabet ishte fëmija më i vyer i mbretërisë së Tudorëve dhe shihej si pasardhësja më e denjë e mbretit. Vdekja e saj do të thoshte zhdukje e dinastisë së Tudorëve.

Por tashmë ajo kishte vdekur dhe kur mbreti ta merrte vesh këtë Parry dhe Lady Ashley do të ekzekutoheshin në mënyrën më barbare.

E vetmja mënyrë për të fituar kohë për t’u larguar nga vendi për ta ishte të gënjenin duke e mbajtur të fshehtë vdekjen e princeshës. E para gjë që u shkoi në mendje ishte të gjenin një vajzë të moshës së saj dhe ta vishnin si princesha, duke menduar se mbreti nuk do e njihte, pasi marrëdhënia e tij me fëmijët kishte qenë gjithmonë e ftohtë dhe i shihet shumë rrallë ata.

Meqenëse nuk gjetën vajza të moshës së Elizabetës, ata morën një djalë që quhej Neville, një vit më i vogël se ajo, por me ngjashmëri në tipare dhe më kryesorja, të dy bashkë ishin shoqëruar për disa javë si shokë.

Ashley dhe Perry  e veshën djaloshin me rrobat e princeshës së vdekur dhe duket se rrengu funksionoi, pasi në momentin kur mbreti Henri VIII mbërriti në kështjellë për të vizituar vajzën e tij ( e cila njihej si natyrë e ndrojtur dhe përballjet me të atin i kishte të rralla), sipas historianëve që mbështesin këtë teori, nuk kuptoi gjë.
Në fund të fundit ai nuk kishte asnjë arsye që të dyshonte se vajza e tij ishte e sëmurë aq më tepër që kishte vdekur, gjithashtu ishte i lodhur nga udhëtimi.

Ashley dhe Perry e dini se po të arratiseshin pas kësaj ndoshta do të shpëtonin, por familjet e tyre do të vriteshin. Nga ana tjetër, mbreti nuk dyshoi asnjë çast, dhe edhe pse njerëzit e tjerë mund të shfaqnin dyshime, ata kishin arritur të bindnin atë që ishte kryesori, mbretin, fjalën e të cilit askush nuk do të guxonte ta vinte në dyshim.

Pikture e William Scrots, 1546-7
Portrte nga William Scrots, Elizabet I në vitet 1546-1547

Kështu që pasi varrosën trupin e pajetë të princeshës së vdekur Elizabet I, menduan se më e mira për ta dhe familjet e tyre do të ishte të vazhdonin hilenë duke servirur djaloshin Neville si pasardhësen e Tudorëve.

Megjithëse kjo teori duket absurde, duke pasur parasysh faktin se shumë fëmijë janë rritur me imazhin e lavdishëm të Mbretëreshës së Virgjër, e glorifikuar edhe më tepër nga Shekspiri apo një numër i pafundmë këngësh, pjesësh muzikore a filmash, detaje nga kjo histori mbështeten edhe nga shkrimtari i shek 19, Bram Stoker i njohur më së shumti për librin ‘Drakula’. Ai shkruan se ka dëgjuar vazhdimisht histori se si gjatë shekullit të 18 njerëzit kanë zbuluar një kofin me trupin e një vajze të vogël të veshur me rrobat e dinastisë së Tudorëve.

Kjo duket se përputhet me legjendat vendase sipas të cilave monarkja më e madhe britanike ka qenë në fakt një djalë fshati.

Për më tepër, sipas Stroker kjo shpjegon më së miri se përse Elizabet, që mori e kurorën në moshën 25-vjeçare në vitin 1558, nuk u martua kuurë.

“Detyra kryesore e saj ishte lënia e një trashëgimtari për Tudorët. Por ajo zgjodhi të kundërtën. U vetëquajt Mbretëresha Virgjëreshë dhe refuzoi martesën”, shkruan Stoker në shekullin e 19-të.

Edhe mbreti i Spanjës në atë kohë kërkoi martesën e saj me djalin e tij të madhe, çka u refuzua nga Elizabeta, duke shkaktuar në këtë mënyrë dhe pushtimin spanjoll në vitin 1588.

Një nga fjalimet më të bujshme të mbretëreshës, që merret si provë nga historianët që mbrojnë këtë teori, ishte ai në momentin kur flota spanjolle ndodhej pranë brigjeve britanike kur Elizabeta deklaronte para trupave: “Unë kam zemrën dhe stomakun e një mbreti, të një Mbreti të Anglisë”.

Autori amerikan, Steve Berry, i cili ka shkruar novelën “The King Deception”, i stilit të librave të Dan Brown, shprehet se Elizabet në këtë deklaratë mund të ketë thënë thjesht të vërtetën – ajo kishte zemër burri pasi trupi i saj ishte ai i një mashkulli.

Berry i cili i ka kushtuar kësaj teori shumë nga veprat e tij, mbështetet në dokumentet e kohës, veçanërisht në dëshmitë e tutorit të mbretëreshës, Roger Ascham, i cili ishte shumë dyshues lidhur me sjelljet e saj.

‘Mendja e saj nuk dukej si ajo e një femre, nuk shfaqte aspak dobësinë femërore në karakterin e saj. Ishte e mbushur me fuqi mashkullore”, ka shkruar ai.

Sipas Berry, fakti që askush nuk tha një fjalë, nuk do të thoshte se askush nuk dyshoi në identitetin e saj, por askush nuk do të guxonte të vinte në dyshim faktin se ajo nuk ishte mbretëresha e vërtetë.

“Nëse sekreti i saj do të zbulohej, vendi do të përfshihej nga një luftë civile e sigurt, pasi nuk kishte një trashëgimtar. Kjo është ndoshta arsyeja pse Elizabet nuk e zbuloi asnjëherë këtë sekret”, thotë Berry.

Sipas tij, e vetmja rrugë për ta vërtetuar ose për të rrëzuar këtë teori, është analiza e ADN-së e skeleteve në varrezat “Abbey” ku qëndron e varrosur mbretëresha Elizabet dhe e motra e saj. Nisur nga teknologjia e lartë që përdoret për analiza të tilla, sipas tij, me siguri do të vërtetohet nëse skeleti i varrosur i përket një mashkulli apo një femre.

“Varri i Elizabetës I nuk është hapur kurrë. Tani është koha të hapet dhe të shohim çfarë ka brenda”, thotë Berry.

Please follow and like us: