Albspirit

Media/News/Publishing

Opsionet që lehtësojnë daljen e Britanisë nga BE

  • RFE /RL

Si pasojë e procedurave që Mbretëria e Bashkuar duhet të ndjekë në mënyrë që të dal nga Bashkimi Evropian, e gjithë kjo situatë duket sikurse të fikësh motorët e avionit, ka thënë një zyrtar evropian.

“Gjëja më e mirë është që gjatë kësaj kohe të shohësh pistën e aterrimit. Përndryshe të gjitha palët rrezikojnë të kenë një rezultat jo të favorshëm”, ka thënë ky zyrtar.

Kur Britania të nis procedurat për daljen nga BE-ja – duke u thirrur në Artikullin 50 të Traktatit të Lisbonës -do të fillojë numërimi prej dy vjetësh, sa është afati kohor i negociatave për të dal nga BE-ja. Të prirur për të shmangur një përplasje, sikurse kur avioni aterron, zyrtarët në të dyja anët do të studiojnë mënyrat se si do të procedojnë më tutje.

Opsionet përfshinë edhe mundësinë në mos thirrjen në Artikullin 50-të, duke u përpjekur sërish për bisedime se cilat janë skenaret e mundshme të Britanisë, dhe shpresa për një rezultat të përkohshëm në një vend më të përhershëm post-Brexit.

Opinioni i parë ka filluar nga kancelarja gjermane Angela Merkel, liderja më e fuqishme e Evropës, e cila ishte e para që u takua me kryeministren britanike Theresa May, para një muaji.

“BE-ja nuk mund ta pranojë këtë”, ka thënë një burim për Reuters i afërt me Merkelin, i cili nuk dëshiron Britania të del nga BE-ja por ka një fokus më pragmatik se si blloku të qëndrojë i bashkuar por nuk beson që Britania do të mbajë edhe një referendum të dytë për anëtarësinë e saj në BE.

Edhe nëse ekonomia e vendit ka aftësi të ripërtërihet pas referendumit të 23 gushtit ku u vendos për tu larguar nga BE-ja, e lehtëson presionin ekonomik në Britani që të shkojnë përpara me Brexit, May vet ka thënë se “Brexit do të thotë Brexit”.

Sidoqoftë, ajo ka thënë se Britania nuk do të fillojë procedurat për dalje gjatë këtij viti.

Për qeverinë britanike, dilema është se si të diskutojnë daljen me liderët evropianë, të udhëhequr nga Merkel, të cilët nuk e duan një gjë të tillë, përpara se Britania të nis procedurat e daljes nga BE-ja.

“Ne nuk do të flasim para kohe”, ka thënë një burim i afërt me Merkelin. Një tjetër zyrtar gjerman ka theksuar se Berlini zyrtar është kundër çdo negociate paraprake.“Ne nuk do të flasim për substancën”, ka thënë ky burim.

Në mungesë të para-bisedimeve formale, qeveria britanike duhet të punojë në opcionin e dytë: të shikojë tek boshllëqet e zyrtarëve evopianë në mënyrë që të gjejë se cilat janë mundësitë e post-Brexitit.

Të tilla vështirësi mund t’i ndihmojnë Britanisë që të gjejë një qasje realiste në mënyrë që të shmang që negociatorët e BE-së të mos ndryshojnë pozicionet e tyre, gjatë afatit 2 vjeçar për daljen nga BE-ja.

“Mund t’ia arrini qëllimin nëse jeni në vendin e duhur”, ka thënë një zyrtar evropian.

“Status Special”

Një marrëveshje për hyrjen në tregun e BE-së (të cilën Britania mund ta preferojë) dhe lëvizja e lirë e njerëzve (të cilën nuk e do) me siguri se do të largojë disa pika të arritshme, duke lënë zyrtarët britanikë që të identifikojnë këto në takimet joformale me homologët e tyre të heshtur.

Këtu mund të ketë edhe hapësirë për të gjetur shtigje të reja. Ka pasur indikacione nga të paktën një qeveri se mund të ketë akoma hapësirë për diskutime dhe jo për negociata, përpara se Britania të thirret në Artikullin 50.

Zyrtarët gjermanë gjithashtu kanë sinjalizuar se janë të gatshëm të bëjnë disa koncesione për të arritur një marrëveshje me Britaninë. Ministri për Çështje Evropiane, Michael Roth ka lënë të hapur mundësinë që Londra të fitojë “status special” në marrëdhëniet me BE-në edhe pas Brexit.

Por, liderët evropianë nuk duan që Britania të mbajë peng bllokun në aspektin tregtar para se të fillojë procedurat e daljes. Pra, në qoftë se zyrtarët britanikë përcaktojnë se llojin e marrëveshjes që duan ta arrijnë, ata ende mund të përballen me një afat të shtrënguar kohor që të arrijnë një marrëveshje post-Brexit me BE-në.

Prapa skenave, kryeqytetet evropiane kanë filluar ta kuptojnë se negociatat dy vjeçare për Britaninë, është kohë shumë e shkurtër.

Kjo ngrit opsionin e tretë, i cili është diskutuar nga disa zyrtarë evropianë: një kornizë e përkohshme për marrëdhëniet në mes të Britanisë dhe BE-së, e cila do të bazohej në modelet e ngjashme ekzistuese siç janë për Norvegjinë dhe Zvicrën.

“Kjo mund të jetë një zgjidhje e përkohshme”, ka thënë një zyrtar.

Bisedimet e mëtejshme do të mund të dërgonin në një opsion tjetër, përtej negociatave dy vjeçare që janë të përfshira në Artikullin 50.

Zëdhënësja e May, ka thënë se kryeminstrja dhe qeveria janë duke synuar një “marrëveshje britanike”, nga e cila do të përfitonte shteti.

Pjesët më të vështira të marrëveshjes janë për qasjen në tregun e BE-së dhe liria e lëvizjes për njerëzit, të ilat për liderët e BE-së janë të shenjta.

“Çmimi për lëvizjen e lirë është i lartë”, ka thënë një zyrtar evropian.

Një mundësi e mirë që të zvogëlohet rrjedhja e njerëzve në Britani është që të vendosen rregulla të tilla që vetëm njerëzit nga vendet e tjera të BE-së, nëse kanë një ofertë të mirë të punës, mund të shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar.

Merkel ia ka lehtësuar pak punën May, pasi ka rezistuar ndaj thirrjeve të Parisit dhe Brukselit- në ditët menjëherë pas votimit- që t’i bëj thirrje Britanisë që të largohet nga BE-ja “sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Pikërisht në këso situata Merkel tregon pjesën më të mirë të saj”, ka thënë një zyrtar britanik. “Ajo tërhoqi të gjitha prapa dhe tha “është në rregull, merrni kohë sa t’ju duhet”.

Por, ka një kufi në durimin e Merkelit. Burimi i afërt me të ka thënë se “është në interesin e të gjithëve që të ketë qartësi”, lidhur me këtë çështje.

Please follow and like us: