Zgjidhet misteri 2-mijë vjeçar, Aleksandri i Madh vdiq nga vera
Aleksandri i Madh mund të ketë vdekur për shkak të verës. Më tepër se 2000 mijë vjet pas vdekjes në moshën 32 vjeçare të perandorit më të madh të të gjitha kohërave, i cili kishte mposhtur persianët e fuqishëm dhe pushtuar gjysmën e botës, shkencëtaret pretendojnë se kanë mundur të zbardhin misterin historik.
Toksikologët dhe ekspertët e historisë antike të Universitetit të Otagos, në Zelandën e Re, që kanë kryer studimin në bashkëpunim me Universitetin e Birmingemit, besojnë se shkak i vdekjes së Aleksandrit të Madh është bërë konsumimi i një vere që përmbante përbërje toksike nga një lule e bardhë, e quajtur ‘Veratrum album’, e cila në Babiloni, ku edhe ndërroi jetë Aleksandri në vitin 323 para erës sonë, përdorej nga vendasit në sasi të vogla me besimin se mund të largonte demonët, por që shkaktonte edhe të vjella.
Duke u nisur nga kjo, dhe nga të dhënat lidhur me vdekjen e Aleksandrit të Madh të shkruara nga historiani i lashtë grek Diodorus, i cili thoshte se ai u përfshi nga dhimbjet pasi piu një enë të madhe me verë në nderim të Herkulit, dhe faktit se vetë perandori, që qëndroi i sëmurë për 12 ditë me radhë para se të ndërronte jetë kishte shfaqur të njëjtat simptoma që shkaktonte lëngu i nxjerrë nga lulja toksike, e përjashtojnë hipotezën se ai mund të ishte helmuar nga armiqtë.
Dr Leo Schep, toksikolog në qendrën kombëtare të toksikologjisë, në Zelandën e Re pohon se është e pamundur që helmimi nga arseniku, siç pohohet në disa teori lidhur me vdekjen Aleksandrit të Madh ta zgjaste kaq shumë fundin e tij. Studimit është publikuar në revistën “Clinical Toxicology”.