E përgjuan nga vrima e derës, i publikojnë videon intime, gazetarja merr 55 milionë
Spikerja sportive amerikane Erin Andrews është dëmshpërblyer me 55 milionë dollarë, pasi ajo u regjistrua fshehurazi lakuriq në dhomën e saj të hotelit.
37-vjeçarja Andrews është filmuar në vitin 2008 nga vrima e çelësit nga Michael David Barrett, i cili më pas ka publikuar videon në internet. Ajo qau pas vendimit dhe përqafoi avokatët dhe familjen e saj.
Më vonë, në një deklaratë të postuar në Twitter, ajo falënderoi gjykatën, jurinë, ekipin e saj ligjor dhe familjen. “Unë kam qenë e nderuar nga mbështetja që më kanë dhënë viktima të tjera në të gjithë botën. Mbështetja e tyre më ka ndihmuar që të ngrihem dhe të ve para përgjegjësisë të gjithë ata që ndërhyjnë në privatësinë dhe sigurinë e të tjerëve”, ka thënë ajo.