Edicioni 73-të i Festivalit të Filmit të Venecies
Venecia pret yjet e kinematografisë nga Hollywood-i dhe Evropa në Festivalin e Filmit dhe garën për Luanin e Artë.
Edicioni i 73-të i Festivalit të Venecies (31.8.- 10.9.) do të hapet me filmin muzikor të regjisorit amerikan Damien Chazelle “La La Land”. Ky film është një homazh për periudhën e madhe klasike të filmave amerikanë të tipit musical.
Në hapjen e festivalit do të jenë të pranishëm dy personazhet kryesore Emma Stone dhe Ryan Gosling. Por festa zyrtare e hapjes në Lido u anulua për shkak të tragjedisë së tërmetit në Italinë qendrore.
Ndër filmat që konkurojnë në këtë festival Gjermania ka financuar përveç filmit të regjisorit Wim Wenders “Ditët e bukura të Aranjuezit” edhe dokumentarin “Voyage of Time: Life’s Journey” nga Terrence Malick (SHBA) që merret me origjinën e botës. Filmin e ri “Frantz” të regjisorit francez François Ozon që tregon për dashurinë mes një të veje gjermane që i kishte vdekur burri në luftë dhe një ushtari francez pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Si dhe në filmat e regjisorit rus Andrei Kontshalovski (“Parajsa”), atij holandez Martin Kollhoven (“Brimstone”) dhe regjisorit meksikan Amat Escalante (“The Untamed”) që janë bashkëprodhime me firma gjermane.
Vetëm dy regjisore në garë
Më tepër filma se Gjermania ka financuar vetëm SHBA-ja. Me interes të madh pritet filmi i Ana Lily Amirpour e vetmja grua në garë (në se nuk marrim parasysh bashkëregjisoren e filmit “Spira Mirabilis”, Martina Parenti). Britanikja me origjinl persiane prezantohet pas filmit të saj të parë dramës feministe me vampirë “A Girl Walks Home Alone a Night”(2015) me filmin “The Bad Batch”, një film me kanibalë.
Tema e luftës
Regjisori serbo-boshnjak Emir Kusturica paraqitet me filmin “On the Milky Road”, një film epope flitet për dashurinë në kohën e luftës në Bosnje. Ai tregon se çfarë mekanizmash qëndrojnë pas konflikteve të armatosura, se çfarë janë në gjendje t’i bëjnë njëri-tjetrit njerëzit në luftë dhe se mund të shkatërrohet individi në luftë.