Albspirit

Media/News/Publishing

Podrimja për Kosovën, Kadare për Shqipërinë

Ali Podrimja për Kosovën, Ismail Kadare për Shqipërinë

Për Algjerinë, ajo propozon Yasmina Khadran, ndërsa padyshim e propozon Orhan Pamukun për shtetin turk. Danilo Kish është i preferuari në shtetin serb, ndërsa Roberto Bolano dominon në shtetin e Kilit.

Elizabeth Waters është pjesë e Manhattan Library në Nju Jork.

Në një shkrim për sportin, ajo e sjellë edhe librin. Fillon të flasë mbi Lojërat Olimpike që sapo përfunduan, ndërsa thotë se pse jo edhe të bëhet eksplorimi i librave nga shtetet pjesëmarrëse në këto Lojëra.

Ajo është bazuar në hulumtimin e disa revistave por edhe enciklopedive e magazinave për të ardhur në listën e autorit për secilin shtet. Ismail Kadarenë e ka përzgjedhur si autorin shqiptar që duhet lexuar patjetër, ndërsa Ali Podrimën autorin që vjen nga Kosova e që nuk duhet humbur asesi.

Me Kadarenë, autorja e lidhë edhe faktin se ai dikur ka qenë refugjat, kjo si për të treguar paralelen se këtë vit për herë të parë në Lojërat Olimpike morri pjesë një ekip i përbërë nga refugjatët, me dhjetë sportistë që për shkaqe lufte u desh të largoheshin nga shtetet e tyre, shkruan KultPlus.

Për Algjerinë, ajo propozon Yasmina Khadran, ndërsa padyshim e propozon Orhan Pamukun për shtetin turk. Danilo Kish është i preferuari në shtetin serb, ndërsa Roberto Bolano dominon në shtetin e Kilit.

Autorja ka dhënë burime për secilin autor, për librat e tyre dhe për atë se çka duhet lexuar që të familjarizohemi me punën e tyre.

Më 18 korrik 2012, Ali Podrimja ishte zhdukur pas një festivali të poezisë në Francë. Pas kërkimeve të pareshtura të autoriteteve franceze, më 21 korrik 2012, u gjet trupi i pa jetë i shkrimtarit. Ai vdiq në rrethana të pasqaruara.

Ismail Kadare është një nga shkrimtarët më të mëdhenjtë të letërsisë shqipe dhe gjithashtu një nga shkrimtarët më të njohur të letërsisë botërore bashkëkohore. Me veprën e tij, që ka shënuar një numër rekord të përkthimeve (në mbi 50 gjuhë të huaja), ai e ka bërë të njohur Shqipërinë në botë, me historinë dhe kulturën e saj shekullore.

Please follow and like us: