Albspirit

Media/News/Publishing

Nobel 2016, Kadare sërish mes favoritëve 

 Kur ka mbetur më pak se një muaj nga ndarja e çmimit Nobel për Letërsinë në vitin 2016,  bookmakers-at prej kohësh kanë përzgjedhur kandidatët kryesorë. Dhe duke parë si përfundoi në vitin 2015 me suksesin e favorites Svetlana Aleksieviç, këtë vit çmimi duhet të shkojë në Azi. Në mesin e kandidatëve të preferuar për Nobel është edhe këtë vit shkrimtari i madh Ismail Kadare. Ndërsa sipas faqes britanike  “Nicer Odds” favorit kryesor për Nobelin 2016 është shkrimtari japonez  Haruki Murakami, i cili prej vitesh është cilësuar si një ndër kandidatët kryesorë.

Shkrimtari japonez Haruki Murakami

Pas tij vjen Adonis,  poeti sirian që jeton prej vitesh në Paris, i cili është renditur i 9-ti. Sipas faqes britanike ai mund të kryesojë mbi Murakamin nëse juria do të vendosë të ndajë çmimin duke u bazuar tek politika. Në vend të 11 renditen shkrimtarët amerikanë Joyce Carol Oates dhe Kenyan Ngugi Wa Thiong’o, i 13-ti është kandidati I përjetshëm Philip Roth. Ndërkohë shkrimtari shqiptar Ismail Kadare renditet në vendin  e 15 dhe në vend të 18 norvegjezi Jon Fosse. Nuk mungojnë në listën e kandidatëve edhe izraeliani Mos Oz dhe austriaku Peter Handke. Në javët e ardhshme do të mblidhen anëtarët e Akademisë së Suedisë për të vendosur se për kë do të shkojë çmimi i madh Nobel që do të shpallet në muajin tetor dhe do të dorëzohet në dhjetor.

Please follow and like us: