Albspirit

Media/News/Publishing

Për dekriminalizimin dhe ligjin e konfliktit të interesit

Edhe njëherë për dekriminalizimin dhe ligjin e konfliktit të interesit

Ilir Hilaj

Partia Demokratike ka denoncuar pamasë vjedhjet e fondeve publike nga oligarkët, por moda më e fundit në Shqipëri është vetëm të flasësh për reformën në drejtësi dhe 7 ligjet implementuese të saj. Kush aprovon pa asnjë kundërshti na qenka atdhetar. Kush bënë vërejtje apo shfaq kundërshti na qenka tradhëtar. Pre e kësaj shfaqjeje prej prestigjatori, ka rënë me zell edhe vetë media vizive dhe ajo e shkruajtur.

Në paketën e re ligjore nuk ka ndonjë ndryshim që pritet të kaloj, në lidhje me ligjin mbi konfliktin e interesit. Pra dënohesh sikundër dje kur jep apo merr fonde publike dhe je në kushtet e konfliktit. Duke nxjerrë ekstrakt nga ky ligj, ka disa etapa për të parandaluar që konfliktit i interesit të ndodhi. Kur institucioni vihet në dijeni për konfliktin, fillimisht duhet ta zgjidhi atë. Pra duhet të ndërpresi kontrata apo shërbime që jepen apo merren në kushtet e konfliktit. Interesante është se kur fiton një tender publik, fillimisht duhet të nënshkruhet një formular, që pranon se nuk je në kushtet e konfliktit. Minimalisht të dy palët (prokuruesi dhe ofertuesi) kanë shkelur këtë ligj, por pa frikë mund të themi se është kaluar edhe më tej, kanë firmosur dokumenta të rremë. Pra dikush mund të ndiqet penalisht edhe për falsifikim të dokumentave në tenderë. Deri sot kjo është tabu. Pra të ngresh zërin për dikë që vjedh pare publike, je jashtë mode. Lëre pastaj të kërkosh dënim fajtorësh të shikojnë si UFO.

Dënimi, si shkalla e dytë që parashikon ligji, mund të vijë në dy forma. Administrativ dhe penal. Duke qenë se e dyta shpresohet të jetë pjesë e punës së prokurorisë speciale, minimalisht mund të kërkohet dënimi administrativ.

Pra për deputet, të zgjedhur vendor, punonjës të administratës që marrin pa masë fonde publike, ose artikuluar pak më drejtë, janë ata që marrin pjesën e luanit nga torta publike, sipas rastit dukej që atyre t’ju ndëpritej mandati. Institucioni përgjegjës kryesor është Këshilli i Ministrave, përveç rastit të deputetëve. Nëse dikush ka dëgjuar se Këshilli i Ministrave ka nxjerr vendim për largim nga detyra të një Kryetari Bashkie apo Drejtor të Përgjithshëm Kombëtar, sepse ka dhënë fonde publike në kushtet e konfliktit të interesit, atëherë ky do të ishte lajm.

Ka patur raste që Gjykata Kushtetuese ka ndërprerë mandate deputetësh sepse kanë përfituar fonde publike jo të ligjëshme. Për ironi të fatit, asnjë mandat të zgjedhuri lokal nuk kemi të ndërprerë, bile kemi të rinovuar. Po për ironi, kësaj herë të ligjit, nuk kemi asnjë të ndjekur penalisht nga kryetarët e enteve prokurues, thënë ndryshe kryetar të njësive vendore, që kanë lëvruar këto fonde, kur këta rrezikojnë deri në pesë vjet heqje lirie. Bile aftësia dhe kurajua për të shkelur ligjin për konfliktin e interesit është një parakusht për tu nominuar kandidat për zgjedhjet vendore apo edhe deputet. Për disa ky është krim e për disa ky është trim. Ne si popull trim, i adhurojmë, lavdërojmë, propagandojmë, vlerësojmë dhe në fund i zgjedhim trimat tanë që na vjedhin nga xhepat, bile solidarizohemi në mbrojtje të tyre shpesh herë në protesta. Trimat që ne zgjedhim ndonjëherë bëjnë ndonjë shkelje të vogël morale moteleve, por për këtë ne revoltohemi. Ne jemi radikal për të ndarë imoralitetin nga morali i vjedhjes së fondeve publike. Bile trimat tanë trashin edhe zërin në proporcion me zullumin e vet. Më zullumqarët flasin më shumë, janë më sarkaik, janë edhe më publik, bile ndonjëherë bëhen persona publik krejt pa dashje sapo kapen me presh (apo pras nëse preferojnë dialektoren). Ne si popull trim dhe liridashës, jemi të veçantë. Pasi trajtuam trimërinë, lirinë po mendon qeveria të na e evidentoi, nëpërmjet neneve të famshëm që gazetarët mund të burgosen nëse flasin për këto gjëra, sepse influencojnë mbi SPAK, sepse pa dashje mund të shkruhet ndonjë artikull që ata mund të hapin hetime.

Please follow and like us: