Albspirit

Media/News/Publishing

“Zemërimi i Perëndisë”, hakmarrja më impresionuese e orkestruar ndonjëherë nga shërbimet sekrete

“Zemërimi i Perëndisë”: Hakmarrja më impresionuese e orkestruar ndonjëherë nga shërbimet sekrete

Kush ishte agjenti që organizoi operacionin “Zemërimi i Perëndisë” kundër terroristëve palestinezë. Inspiroi filmin “Mynih” të Steven Spielberg.

Në Mossadin e sotëm, imazhi i Mike Harari është kthyer në një mit që nuk zbehet me kalimin e kohës.

“Nuk do ta dimë kurrë shumicën e gjërave kryesore që ka bërë për ne”, ka thënë ish- ministri i Mbrojtjes, Moshe Yaalon, duke e treguar si shembull.

“Kam bërë thjesht detyrën” ka shpjeguar gjithnjë ai: “Nuk kam qenë kurrë një killer. Atë që kam bërë, e kam bërë gjithnjë për të mbrojtur Izraelin”. Vdiq para dy vitesh në moshën 87-vjeçare në shtëpinë e tij në Afeka, në veri të Tel Avivit, ku mbante akoma të ekspozuar pistoletën e shumë misioneve.

Një super agjent që Steven Spielberg e bëri të famshëm në të gjithë botën në vitin 2005, kur xhiroi filmin “Mynih”, duke treguar një nga “hakmarrjet” më impresionuese të orkestruar nga shërbimet sekrete.

39912fb4-4274-11e4-8cfb-eb1ef2f383c6

Operacioni “Zemërimi i Perëndisë”, ku izraelitët vajtën në çdo cep të globit, duke vrarë një për një, të 11 palestinezët përgjegjës për masakrën në Olimpiadën e Mynihut ’72. “Moshe Ivgy, aktori që më interpretoi, ishte i zoti”, limitohet të komentojë Mike.

Në mëngjesin e datës 5 shtator, të vitit 1972, gjatë Lojrave Olimpike të Mynihut, një grup terroristësh palestinezë sulmuan apartamentet e atletëve izraelitë, në Fshatin Olimpik duke vrarë dy prej tyre dhe marrë peng nëntë të tjerë.

0,,16150979_303,00

Terroristët ishin pjesë e një grupi, të quajtur “Shtatori i Zi”, të cilët kërkuan që Izraeli, në këmbim të pengjeve, të lironte mbi 230 të burgosur arab dhe dy terroristë gjermanë, që mbaheshin në burgjet izraelite.

Në një shkëmbim tjetër zjarri, në aeroportin e Mynihut, u vranë nëntë pengjet izraelite së bashku me pesë terroristë dhe një polic i Gjermanisë Perëndimore. Garat olimpike u ndërprenë, për 24 orë, për të bërë homazhe për atletët e vrarë.

Operacioni “Zemërimi i Perëndisë”

Si pasojë e vrasjeve në Lojrat Olimpike, të vitit 1972, qeveria izraelite, e drejtuar nga Golda Meir, rekrutoi një grup agjentësh, Mossad, për të gjetur dhe vrarë vrasësit e “Shtatorit të Zi”. Filmi i Stephen Spielberg, Munih, është bazuar në këto ngjarje.

Një zinxhir burokratik i fshehtë, shumë i shpejtë dhe i zhdërvjellët u vu menjëherë në punë ndërmjet Mossadit, agjencisë së shërbimit të fshehtë izraelit, si dhe një paneli ministrash që së bashku u bënë të njohur si “Komisioni X”, i cili mblidhej për të dhënë miratimin për çdo vrasje.

Për arsye se izraelitët nuk donin të akuzoheshin se po përdornin të njëjtat metoda si terroristët, një faktor kritik ishte që askush nuk duhej të ishte në gjendje të bënte një lidhje direkte mes vrasjeve dhe Izraelit. Në krye të grupit të Mossad u vu pikërisht Mike Harari.

Brenda pak javësh, skuadra e Mike Hararit ishte në gjurmë të shënjestrës së parë: Vael Zvaiter, një përkthyes 30-vjeçar në ambasadën libiane në Romë. Për miqtë e tij perëndimorë, Zvaiter ishte një shkrimtar paqësor me bindje të majta, por sipas Mossadit, ai ishte kreu i Shtatorit të Zi në Itali dhe kish qenë i angazhuar plotësisht në planifikimin e masakrës së Mynihut (angazhimi i Zvaiterit në terrorizëm është ende shumë i diskutueshëm edhe sot e kësaj dite).

Ekipi prej 15 vetësh ndërtoi një skemë të detajuar të lëvizjeve të tij, dhe më pas një skuadër elitë e drejtuar nga Mike Harari fluturoi drejt Romës për të bërë goditjen.

0,,16032266_303,00

Në 16 tetor, Zvaiter u qëllua gjashtëmbëdhjetë herë nga dy atentatorë izraelitë në hollin e ndërtesës së apartamentit ku jetonte. Sipas David Kimche, ish-zëvendës drejtor i Mosad, “qëllimi nuk ishte aq shumë për hakmarrje, se sa për të frikësuar militantët palestinezë. Donim që ata të shihnin prapa krahëve dhe të kuptonim se ne u ishim qepur pas. Kështu që, u përpoqëm të bënim gjëra të tilla që nuk ishin thjeshtë vrasje e tyre nëpër rrugë – kjo është e lehtë … apo jo”.

Vrasja tjetër e Mossad ndodhi në Paris – shënjestra: Dr. Mahmoud Hamshiri, zëdhënës i Organizatës për Çlirimin e Palestinës në Francë. Sipas Mossadit, ai jo vetëm ishte përfshirë në planifikimin e Masakrës së Mynihut, por ishte për momentin duke organizuar sulme të tjerë në Evropë. Për të shmangur rrezikimin e jetëve të bashkëshortes dhe fëmijës së Hamshirit, Mossad përpiloi një plan të ndërlikuar, ku u përfshinë më shumë se 20 oficerë në terren, të cilët do të kontrollonin në mënyrë të saktë se si, kur dhe ku do të kryhej vrasja.

Ata siguruan detaje të tryezës ku ndodhej telefoni i njeriut të OCL-së, dhe në mënyrë të fshehtë zëvendësuan pjesën e sipërme të mermertë me një tjetër identike. Brenda kësaj t fundit ishin fshehur eksplozivët.

Në 8 dhjetor 1972, pasi u siguruan se bashkëshortja dhe vajza e Hamshirit ishin larguar nga banesa, një agjent i Mossad i ra numrit të telefonit të zëdhënësit të OCL. Hamshiri u përgjigj dhe në moment bomba që ndodhej në tryezë u shpërthye me telekomandë, duke e vrarë në vend.

Në javët që pasuan, vrasësit vazhduan fushatën e tyre.

Një kurth me bombë la të vrarë në Qipro një korrier të Shtatorit të Zi.

Vrasja me armë e një atentatori të dyshuar të OCL në Paris e çoi në katër numrin e të vdekurve.

Por pavarësisht rritjes së numrit të të vrarëve, qeveritë perëndimore dukej se nuk dinin asgjë për atë që po ndodhte nën hundët e tyre.

Sidoqoftë, ata ishin në fakt duke bërë një sy qorr ndaj operacioneve të Izraelit.

Fakti që vrasjet po ndodhnin si një kundërpërgjigje për masakrën e Mynihut dukej se shërbente si një justifikim i mjaftueshëm për aleatët izraelitë.

Në prill 1973, burimet e Mossadit në Liban zbuluan vendndodhjen e tre shënjestrave të tjera shumë të rëndësishme – Abu Youssef, Kamal Nasser dhe Kamal Advan, militantë shumë aktivë të OCL që tashmë jetonin në të njëjtën rrugën ë Beirut. Mossad, i bindur për përfshirjen e tyre në Shtatorin e Zi, ishte i vendosur tashmë për t’i vrarë. Por veç vrasjes së tre udhëheqësit e OCL-së, por u vranë edhe shtatë policë libanezë, bashkëshortja e njërit prej pjesëtarëve të OCL dhe një fqinj gjetën gjithashtu vdekjen. Në tre muajt pasardhës, Mossadi kreu edhe katër vrasje të tjera: Athinë, 12 prill 1973: Zaid Muchassi vritet nga një bombë e vendosur poshtë shtratit të tij në hotel. Romë, prill -qershor 1973: Abdel Hamid Shibi dhe Abdel Hadi Nakaa vriten me autobomba. Paris, 28 qershor 1973: Mohammed Boudia vritet me autobombë.

2010218213535233580_20

Kur Mossadi kishte përpiluar listën e atyre që planifikuan Mynihun, një emër kish dalë vazhdimisht në sipërfaqe – Ali Hassan Salameh, një lider i përkushtuar i Shtatorit të Zi.

Në qershor 1973, Mossad mori informacion nga një burim i besuar se Salameh ndodhej në Norvegji. Një ekip i përbërë nga oficerë që nuk kishin patur shumë eksperiencë në terren u bë bashkë shpejt e shpejt, dhe në 18 korrik ata fluturuan drejt Oslos si dhe ndoqën gjurmët e Salameh në qytetin e fjetur verior të Lillehammer.

Ata pikasën atë që menduan se ishte preja që kërkonin. Një burrë me pamje si nga Lindja e Mesme dukej se i ngjante shumë fotografisë së paqartë të gazetës, që ishte e vetmja mënyrë që ata kishin patur për të identifikuar Salamehun. Por ky Salameh po sillej në mënyrë të çuditshme – ndonëse duhej të ishte një i huaj në Norvegji, ai e kish shumë të qartë dhe të kollajtë të vinte vërdallë nëpër Lillehammer.

Pavarësisht këtyre pikëpyetjeve, Tel Avivi dha dritën jeshile. Vrasësit e bënë shoshë me 14 plumba njeriun që e kishin identifikuar si Salameh.

Por kishin vrarë njeriun e gabuar – viktima e tyre ishte Ahmed Bouchiki, një kamarier i pafajshëm maroken, që kishte pesë vite që jetonte në Norvegji. Përshkrimet e të huajve të dyshimtë i kaluan autoriteteve. Operacioni Lillehammer i shndërrua në fatkeqësinë më të madhe në historinë e Mossadit.

Si për t’i përkeqësuar gjërat, Mossad zbuloi se informacioni fillestar që i kish çuar në Norvegji kish qenë i pavërtetë, i ofruar qëllimisht nga një prej spiunëve palestinezë të Salameh.

Pas këtij incidenti, Harari prezantoi një letër dorëheqjeje, por që Golda Meir nuk e pranoi. Mossadi nuk e harronte Salamehun.

Në janar 1979, ai u pikas në Beirutin e rrënuar nga lufta. Agjentët monitoruan rutinën e tij të përditshme dhe në 19 janar, një autobombë shpërtheu në momentin kur Salameh dhe badigardët e tij po kalonin aty pranë. Princi i Kuq kish vdekur.

Me vrasjen e Salamehut, Izraeli mbylli kapitullin e masakrës së Mynihut. Ishte hakmarrë.

Spiuni që vraponte

Nisi të vraponte shpejt. Që në moshën 16-vjeçare, Harair ishte tashmë një korrier i Haganah, organizata paramilitare hebraike që në Palestinën e drejtuar nga britanikët luftonte anglezët dhe arabët. Dhe kur Shteti i Izraelit ende nuk kishte lindur, ai organizonte rrjete të mbuluara spiunazhi në Romë, Europën Lindore dhe në Afrikë, një herë, ka treguar, i shpëtoi tentative helmimi nga KGB.

mike-and-khaka-22-965x543

I habiti të gjithë, përfshirë Mossadin me operacionin “Vetëtima” dhe blitzin e famshëm në Entebbe (Uganda) 1976: duke u hequr si një afarist italian, u dha informacionet e duhura trupave speciale izraelite që ishin penetruar në aeroportin ugandez, duke liruar pothuajse të gjithë pengjet e avionit Air France drejtuar nga një komando palestineze (gjatë shkëmbimit të zjarrit vdiq edhe vëllai i kryeministrit aktual izraelit, Netanyahu).

Divizioni “Cesarea”, që superspiuni e themeloi dhe e drejtoi deri në vitet 1980 ekziston dhe operon akoma. Edhe sot merr përsipër operacionet më delikate dhe speciale.

Janë vrasës të stërvitur.

Qëllojnë pa i respektuar shumë rregullat. “Dua nga njerëzit e mi përqëndrim absolut dhe u dedikoj atyre gjithë vëmendjen më të madhe”, pati qenë rregulli i Hararit: “Një herë, vura re që një nga agjentët e mi ishte kaq i impenjuar sa harroi edhe përvjetorin e tij të martesës. E lashë të punonte. Mendova unë për të. I dërgova një dhuratë dhe tufë të madhe me lule gruas së tij, me emrin e tij natyrisht. Zonja nuk e mori vesh kurrë”./TO/

Please follow and like us: