Lejo të tjerët të jenë mësuesit e tu!
Disa herë informacioni që na nevojitet mund të na vijë nga njerëz të tjerë. Ai mund të vijë në formën e sugjerimit ose edhe si një kritikë. Sidoqoftë, nëse kemi vetërespekt dhe vetvlerësim të varfër, nuk do të jemi në gjendje të pranojmë sugjerime dhe kritika nga të tjerët. Përgjigja jonë do të jetë mbrojtëse si: Pse duhet t’i dëgjoj vartësit e mi; çfarë mund të dinë ato që unë nuk e di; pse duhet t’i dëgjoj miqtë e mi; unë jam më i zgjuar se ato? Por gabimi që bëjmë është ky: kur pranojmë vetëm mendimin tonë dhe lëmë jashtë çdo gjë tjetër. Përsëri, vetërespekti ynë dhe vetvlerësimi nuk janë mjaftueshëm të fortë për të pranuar informacion nga të tjerët. Sa herë kemi thënë: Mos më trego mua çfarë të bëj; unë dëshiroj ta bëj diçka vetë! Çfarë dëshiron të thuash vërtetë është “nuk dua që ti të më tregosh mua, sepse do të dukesh më i shkathët dhe më inteligjent se unë”. Ne duhet t’i lejojmë të tjerët të bëhen mësuesi ynë. Kjo nuk do të thotë se ne duhet të pranojmë çdo gjë që thonë, por është në avantazhin tonë që të paktën t’i dëgjojmë ato për të parë nëse ajo që kanë për të na thënë është me vlerë. Nuk ka rëndësi kush të ndihmon ose të tregon rrugën. Gjëja e vetme që ka rëndësi është rezultati përfundimtar. Një përgjigjë e shëndetshme është: “Nëse mund të më mësosh mua si të shkoj atje më lehtë, më mirë dhe më shpejt, atëherë unë dëshiroj të mësoj nga ti”. Kur je i paaftë të llogaritësh se si mund marrësh atë që dëshiron, kjo nuk ndodh sepse je budalla. Kjo ndodh sepse je i kushtëzuar të mos shohësh përtej niveleve të tashme të informimit tënd. Në biznes, ka një tendencë për t’u mbyllur në rrugët që janë tradicionale. “Kjo është rruga që ne kemi ndjekur gjithmonë”. Kur ne përdorim atë lloj mendimi dhe qëndrojmë tek mënyra se si ai ishte, ne e ndërtojmë veten në mënyrën që ai mund të jetë. Kështu që bëj këto pyetje: Çfarë idesh, besimesh ose sjelljesh kam pranuar unë? A ka ndonjë ide, opinion ose sjellje të cilën e kam dhe që nuk është duke më mbështetur mua të shkoj aty ku dëshiroj të jem, të bëj çfarë dëshiroj ose te jem ajo çfarë dua të jem? Nëse ka, atëherë do të dëshirosh ta lësh të ikë këtë ide, besim ose sjellje dhe të përqendrohesh tek rezultati përfundimtar. Ti duhet të lejosh informacionin e ri i cili do të lehtësojë të lejosh marrjen e rezultatit përfundimtar. Duhet të pranosh se nuk ke nevojë të dish diçka për një subjekt të veçantë për të cilin do të mësosh më shumë apo për një biznes në të cilin do të përfshihesh. Për shkak se ty të mungonte eksperienca në diçka ose se nuk ishe i mirë në një lëndë të caktuar në shkollë nuk do të thotë se ti je i paaftë t’i mësosh ato. Kjo thjesht do të thotë që informacioni që kishe nga e kaluara nuk ishte i vlefshëm. Po shiko si vjen duke u pastruar informacioni tani që e ke përcaktuar qartë çfarë dëshiron. Kur të vendosësh se si dëshiron të jetosh, çfarë dëshiron që të përmbushet nga grupi yt ose çfarë dëshiron të krijosh personalisht, procesi bëhet ngacmues, sepse informacioni do të jepet dhe do të gjesh rrugën që t’ia dalësh mbanë!