Rona Galani, shqiptarja e vetme e ftuar në pallatin mbretërorë të Luksemburgut
Rona Galani është vetëm 20 vjeçare dhe suksesi i saj në mësime ka bërë që ajo bashkë me një grup të vogël studentësh të Luksemburgut të ftohen e të nderohen nga familja mbretërore në pallatin e tyre.
Rona Galani është vetëm 20 vjeçare dhe suksesi i saj në mësime ka bërë që ajo bashkë me një grup të vogël studentësh të Luksemburgut të ftohen e të nderohen nga familja mbretërore në pallatin e tyre. Ajo ka lindur më 1996 në Pejë ndërsa dy vite më pas familja e saj u zhvendosën në Luksembur si rrefugjatë. Tash ajo është studente e historisë, në Universitetin e Luksemburgut, dhe planet e saj janë të vazhdoj progamin master në shkencat politike.
Rona ndjehet krenare që është bërë shembull i një nxënëse dikur rrefugjate për suksesin e saj sidomos në këto kohë kur Evropa po përballet me krizën e rrefugjatëve.
Rona Galani, në anën e djathtë – rendi i parë. Ajo është njëra nga 5 top studentët që ishin zgjedhur në rendin e parë pranë princ Henrit.
Intervista e plotë:
Porta: Si erdhi deri tek ftesa nga familja mbretërore, kush ftohet zakonisht nga ta dhe për çfarë arsye?
Ministria e arsimit i ftoj të marten (6.09.2016) ish nxënësit më të mirë të shkollës së mesme, do të thotë më të mirët gjatë 7 viteve të shkollës së mesme të Luksemburgut në Pallatin e Dukës së Madh, Princë Henri.
Porta: A ke menduar që ti do të jesh njëra prej nxënësëve të paktë që zgjedhen për një takim të tillë?
Me thënë të drejtën: Po, sepse e di se sa kam punuar dhe mësuar gjatë krejt këtyre viteve për këtë sukses shkollor. Çka nuk kam pritur është, që do të ftohem në Pallatin e Princit për këtë. Për mua suksesi im shkollor ka qenë gjithmonë një gjë personale dhe nuk e kam bërë kurrë të madhe, për ate nuk e kam prit këtë ftesë. Ishte një ndjenjë e bukur me pa që puna ime vlerësohet dhe nga dikush aq i rëndësishëm sikur që është Princë Henri.
Porta: Çfarë vlere simbolike kishte për ty kjo ftesë?
Ftesa ishte shumë emocionuse sidomos për prindërit e mijë që i kanë lënë të gjithat në Kosovë për të na mundësuar neve një jetë më të mirë këtu. Ata na kanë përkrahur gjithmonë dhe janë ndjerë shumë krenarë që vajza tyre ka arritur një sukses aq të jashtzakonshëm. Për mua takimi ishte shumë me rëndësi, sepse kam pas dëshirë të tregoj nje „kundër-shembull“ në debatin aktual për refugjatët në Evropë. Nuk jam krenare për rezultatet e mija, jam krenare që i arrita këto edhe pse nuk i kam pas gjithmonë të njejtat mundësi sikur nxënsit tjerë që ishin ftuar atë ditë aty. Për mua ishte një nder i madh të takoj Duken e Madh Henri personalisht dhe të kem mundësinë të jem mysafire e tij në Pallatin i cili ishte me të vertet i mrekullushëm.
Porta: Si ndjehesh si një shqiptare e rritur në Luksemburg, dhe e ardhur aty si rrefugjate. A është ky vend aq i dashur për ty sikur Kosova?
Në Luksemburg ndjehem shumë mirë. Këtu jam rritur dhe e kam gjetë „a neë home“ edhe pse asnjëherë nuk harroj se ku i kam rrënjët dhe ku kam lindur. Jam mirënjohëse për të gjithat mundësitë që mi dha ky vend pa marrë parasysh a jam Luksemburgjese apo shqiptare. Suksesi im do të ishte i pamundur pa gjithë këtë mbeshtetje që na dha shteti Luksemburgut mua dhe familjes time.