Përfytyrimi pozitiv
Vetbisedimi dhe formulimet pozitive janë të nxitura nga vetsugjerimet. Bisedimi pozitiv me veten (monologu) funksionon njësoj si teoria e zhvendosjes. Nëse ke një gotë ujë dhe e vendos atë poshtë rubinetit dhe fillon të hedhësh ujë të pastër në gotë, përfundimisht uji i pistë do të zëvendësohet nga ai i pastër. Kur zëvendëson mendimet që nuk funksionojnë me ato pozitive, me ato që funksionojnë, ndodh i njëjti fenomen. Nuk është e nevojshme të heqësh qafe besimet e kufizuara që mban në nën-ndërgjegjen tënde. Tepër e rëndësishme është të sigurohesh që mendimet përcaktuese që mbahen në mendje të të mbështesin të arrish çfarë dëshiron. Gjithashtu, nëse pragramuesi yt personal, që është ndërgjegjia jote, të ushqen gabimisht me të dhëna të gabuara, të cilat janë jo logjike ose të pasakta, pastaj përkthimi i këtyre të dhënave do të jetë jo korrekt. Mendimet e kundërta janë reciprokisht përjashtuese. Kjo do të thotë që ti nuk mund të kesh dy mendime të kundërta në të njëjtën kohë. Ti nuk mund të mendosh “Unë mundem” dhe “Unë nuk mundem” në të njëjtën kohë për të njëjtën gjë. Kështu që është e rëndësishme të shikosh programet dhe mendimet e tua dominante. Emerson thotë “Ne bëhemi ajo çfarë mendojmë gjatë gjithë ditës” dhe kjo është shumë e vërtetë. Vetbisedimi pozitiv është një nga mjetet më efektive në programimin për sukses të nën-ndërgjegjies. Vetbisedimi pozitiv njihet gjithashtu edhe si pohim. Pohimi, në kuptimin e plotë të fjalës, do të thotë të vlerësosh ose të konfirmosh. Kështu që kur mendojmë diçka përsëri dhe përsëri, ne po e vlerësojmë ose e konfirmojmë atë si të vërtetë. Ajo çfarë po bëjmë është konfirmimi i besimit tonë duke bërë një raportim në strukturën e neuronit në trurin tonë, i cili përpunohet nga nën-ndërgjegjia. Përdorimi i pohimeve në një bazë ditore është një nga gjërat më të lehta që mund të bëjmë për të ndryshuar jetët tona. Shumica e njerëzve nuk dinë si t’i përdorin në mënyrën e duhur pohimet. Për të arritur rezultatet më të mira të mundshme, është e nevojshme të kombinohet vetëbisedimi dhe pohimet me imagjinatën. Mund të thuhet se çdo mendim yni është një përfytyrim brenda mendjes. Nëse përmendet një fjalë abstrakte, siç është guximi, ti duhet ta vrasësh mendjen derisa të jesh në gjendje të reduktosh abstragimin në përfytyrimin mendor për atë se çfarë do të thotë për ty guxim. Nëse je konfuz dhe nuk kupton se çfarë dikush tjetër po përpiqet të të thotë, ti nuk je në gjendje të imagjinosh. Përfytyrimi është një proces i mbajtjes në kokë të një mendimi derisa ai të krijojë nje figurë ose imazh mendor. Imazhi mendor të lejon ty të jesh aty, ta përjetosh atë në mendjen tënde. Ndryshimi ndërmjet pohimit dhe përfytyrimit është që pohimi është një mendimi i vetëdijshëm, për të cilin zgjedh të mendosh. Përfytyrimi shkon një hap më tej. Ai i merr ato mendime dhe qëndron derisa të prodhojnë emocion dhe besim. Përfytyrimi nuk është vegim. Është një proces i vetëdijshëm që ka paracaktuar sjelljet dhe besimet që janë përdorur për të mbështetur arritjen e një rezultati ose një qëllimi përfundimtar. Qëllimi i përfytyrimit është të ndërtojë konfidencën e nevojshme për të vepruar. Vegimet janë përgjithësisht një shmangie nga realiteti dhe nuk janë mendime të vetëdijshme të paracaktuara që mbështetin sjelljet dhe besimet tona. Arsyeja pse funksionon imagjinata ëshë se truri njerëzor dhe sistemi nervor, duke punuar në varg, formojnë mekanizëm stimulus për përgjigje, i cili reagon automatikisht për problemet dhe sfidat. Përfytyrimi zhvillon besimet dhe sjelljet pa ndodhur ngjarjet aktuale. Ai na lejon të regjistrojmë në nën-ndërgjegjien tonë të dhënat që dëshirojmë të kemi si versionin ose realitetin tonë. Kujto çfarë ne besojmë se është e vërtetë, është e vërtetë për ne. Kjo është e mundur sepse nën-ndërgjëgjia jonë nuk mund të dallojë ndryshimin ndërmjet eksperiencave aktuale dhe diçkaje të imagjinuar. Sapo mendja jonë të ketë pranuar çfarë imagjinojmë, gjithçka që përjetojmë pas kësaj do të lidhet me besimin ose imazhin e ri që u formua.