Si ta ndalojmë mërzinë?
Si mund ta luftoni mërzinë? Dhe pse gjendeni tërësisht të mërzitur në kohë të caktuara dhe pastaj e gjeni veten plotësisht të motivuar në kohë të tjera? Cilët janë faktorët që kontrollojnë prezencën e mërzisë? Përpara se të mësoni si ta luftoni mërzinë fillimisht duhet të dini nga ju vjen kjo mërzi. Secili nga ne ka zhvilluar energji të caktuara gjatë fëmijërisë së tij, të cilat ndikojnë sjelljen e tij edhe sot. Një i rritur është thjeshtë një person i cili përmbush të njëjtat dëshira të fëmijërisë së tij, por në një mënyrë ndryshe. Psh një fëmijë kur rritet dhe bëhet adult ai duhet të fillojë të mbledhë rezerva të tilla si para në mënyrë që të ndjehet i sigurtë. Ky veprim ndryshon sepse ai është rritur, por qëllimi mbetet i njëjti. Po si ka të bëjë kjo me luftimin e mërzitjes? Mërzia është një emocion që shfaqet kur mendja juaj zbulon që veprimi që po bëni nuk do t’iu ndihmojë të përmbushni dëshirat tuaja më të rëndësishme. Le të supozojmë që si rezultat i mënyrës se si jeni rritur, zhvilloni nevojën për t’u bërë i fuqishëm ose i famshëm. Nëse injoroni këto dëshira për ndonjë arsye, atëherë ekziston një mundësi e madhe që do të përjetoni mërzi kurdo që bëni diçka që nuk iu ndihmon të arrini këto qëllime. Në anën tjetër nëse bëni diçka që ju çon afër këtyre qëllimeve, do ta ndjeni veten shumë të motivuar. Kështu që hapi i parë për luftimin e mërzisë është të kuptoni dëshirat tuaja të thella, nevojat e pavetdijshme dhe kështu do të punoni për t’i përmbushur ato. Pse dështojnë njerëzit në luftimin e mërzisë? Nëse luftimi i mërzisë do të ishte kaq i lehtë, atëherë përse shumica e njerëzve dështojnë në zgjidhjen e problemit të mërzisë? Shumë njerëz i lënë qëllimet e tyre në vend që t’i ndjekin derisa i harrojnë fare ato. Shumë njerëz nuk përpiqen t’i përmbushin dëshirat e tyre më të rëndësishme dhe thjesht përpiqen të largohen duke bërë diçka tjetër që i shpërqendron nga këto qëllime dhe kjo e intensifikon ndjenjën e tyre të mërzisë. Disa njerëz shkojnë edhe më tej duke zhvilluar besime të kufizuara që i bëjnë të mendojnë se nuk mund t’i arrijnë qëllimet e tyre edhe nëse përpiqen. Zhvillimi i besimeve të kufizuara të tilla si “jeta është e padrejtë” ose “unë nuk jam me fat”, mund të jenë një justifikim i mirë për personin i cili nuk dëshiron të shkojë pas qëllimeve të tij. Kështu në shumë raste mërzia mund të jetë një mesazh nga mendja juaj e cila ju tregon që nuk po bëni atë që duhet të bëni dhe që ka qëllime të rëndësishme të cilat duhet t’i arrini. Luftimi i mërzisë kërkon shumë kurajo sepse ju duhet të përballeni me faktin që jeni larguar nga qëllimet tuaja të rëndësishme.