Albspirit

Media/News/Publishing

Ambasadorja Jiang Yu: Marrëdhëniet kino-shqiptare kanë hyrë në korsinë e shpejtësisë së lartë

67-vjetori-i-republikes-sew-kines-foto-agim-dobi-1Ambasada e Republikës Popullore të Kinës zhvilloi sot në Tiranë një pritje në kuadër të 67-vjetorit të themelimit të Republikës Popullore të Kinës.

Në këtë event, ishin të pranishëm zv/Kryeministri, Niko Peleshi, Kryetari Kuvendit, Ilir Meta, anëtarë të kabinetit qeveritar, deputetë etj.

Gjatë aktivitetit që u zhvillua në oborrin e Muzeut Historik Kombëtarë, Ambasadorja e Republikës Popullore Kineze, Jiang Yu u shpreh se gjatë këtyre 67-viteve, veçanërisht në 38-vitet e fundit në Kinë, janë përjetuar ndryshime madhështore ekonomike shoqërore.67-vjetori-i-republikes-sew-kines-foto-agim-dobi-2

“Është një fakt i paprecedent në histori që një shtet me një popullsi prej 1.3 miliardë banorësh të arrijë të realizojë modernizmin. Rruga e Zhvillimit të Kinës është unike. Ndërtimi ekonomik është akoma thelbi i punës sonë prej së cilës kurrë nuk do heqim dorë, synimin që ta shndërrojmë Kinën në ekonominë e dytë botërore, në vendin më të madh të tregtisë së mallrave dhe të prodhimit të rezervës valutore”, u shpreh ajo.

Qysh vitin 1989, viti i parë i Reformës dhe Hapjes, tha diplomatja kineze, mbi 700 milionë kinezë kanë dalë nga varfëria, niveli dhe cilësia e jetesës së popullit kinezë është përmirësuar disa herë.

“Proçesi zhvillimit , që për vende të tjera 67-vjetori-i-republikes-sew-kines-foto-agim-dobi-5mund të kërkojë qindra vjet, për kinezët kërkon vetëm dhjetra vite. Ne këmbëngulim për politikë të jashtme paqësore dhe të pavarur”, tha Jiang Yu.

Ajo më tej shtoi se, Kina vijon rritjen e saj ekonomike, pavarësisht se vende të tjera nuk kanë fuqinë për të vijuar rritjen ekonomike.

“Në gjysmën e parë të vitit 2016 Kina pati një rritje të GDP-së me 6,7 %, teksa u hapën dhe 7.17 milionë vende të reja pune, duke sjell një rritje të të ardhurave për frymë në Kinë prej 6.5%”, vijoi Jiang Yu. 67-vjetori-i-republikes-sew-kines-foto-agim-dobi-4

Ajo tha se tashmë bota ka një variant kinezë për zhvillimin.

Duke folur për marrëdhëniet mes Kinës dhe Shqipërisë, ambasadorja kineze e cilësoi vitin 2016, si vitin e zgjerimit dhe rritjes së tyre.

“Vizitat e nivelit të lartë dypalësh, janë të shpeshta dhe kanë thelluar më tej besimin politik reciprok. Marrëdhëniet tregtare kino-shqiptare, janë zhvilluar qëndrueshëm, bashkëpunimet praktike kanë shënuar rekord të ri. “China Everbrght Group” ka blerë aeroportin e Rinasit dhe “Geo-Jade Petroleum” ka blerë aksionet e kompanisë “Bankers”, këto dy projekte do t’i dorëzohen palës kineze në ditët në vijim”, u shpreh Jiang Yu.

67-vjetori-i-kines-foto-agim-dobiGjithashtu, ajo tha se janë rritur ndjeshëm dhe shkëmbimet kulturore arsimore. “Ka pasur këmbime dhe bashkëpunime të shumëllojshme në fushën arsimore, shëndetësore, artistike, mediatike dhe të drejtësisë”, vijoi ambasadorja e Republikës Popullore të Kinës në Tiranë.

Në fund, ajo u shpreh se marrëdhëniet mes Kinës dhe Shqipërisë kanë hyrë në korsinë e shpejtësisë së lartë.festa-e-kines-8

“Dy projektet “Një brezë, një rrugë” dhe “Bashkëpunimi 16+1” do të sjellin energji të reja në marrëdhëniet dypalëshe”, përfundoi Ambasadorja Jiang Yu.

 

Please follow and like us: